15 janar 2007

SHPËRFYTYRIMI MORAL DHE POLITIK I ZEVZEKËVE TË AKADEMIK DACIT

ATA JANË NË GJENDJE TË VJEDHIN EDHE VARRIN E DR. IBRAHIM RUGOVËS
PËR PËRFITIME PERSONALE

Zevzekët e akademik Dacit e mbajtën fjalën: dolën nga LDK-ja, duke e bërë hapin e madh drejt zbardhjes së shpërfytyrimit të tyre moral dhe politik: të obsesionuar nga makthet e tyre politike dhe morale, ata treguan se kanë qenë një barrë e rëndë për dr. Ibrahim Rugovën dhe për LDK-në. Përpjekja për vjedhjen e emrit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u pasua me përpjekjen për vjedhjen edhe të varrit të dr. Ibrahim Rugovës, zbardhin në mënyrë shumë të qartë gjithë synimet për të bërë klonimin politik dhe moral të ikankëve të LDK-së, në përpjekje absurde dhe psikopatologjike për të uzurpuar identitetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, varrin e dr. Ibrahim Rugovës dhe gjithçka tjetër që do t’u duhet për interesa të tyre personale.

Shkruan: Rexhep Kastrati

Në traditën tonë është zakon që për të vdekurin nuk duhet folur keq. Këtë po e them se respekti për të vdekurit, repsekti për varrezat dhe në përgjithësi për gjithçka që lidhet me to ka qenë vazhdimisht i madh. Krahas kësaj, edhe konceptet për meranë, për hajratin, si vend i të gjithëve e i askujt, koncepte që kanë kaluar edhe në nivel bestytnie, te shqiptarët kanë shenjuar një nderim të thellë për të. I vdekuri, varri, meraja apo hajrati, në tërësinë konceptuale dhe të sistemit të të menduarit shpirtëror, kanë qenë dhe kanë mbetur konceptet themeore të etnopsikologjisë së shqiptarëve, përkatësisht të sistemit teologjik të tyre. Në këtë kontekst, kush ka guxuar dhe i ka përdhosur ato, i është nënshtruar institucionit të përjashtimit, përkatësisht të leçitjes nga rrethi, duke shërbyer si shembull për të tjerët që do të provojnë ta bëjnë këtë. Dhe është pikërisht respekti deri në bestytni që shqiptarët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë pikërisht për të vdekurin, për varrin dhe për meranë, hajratin, që ka bërë që kurrë gjatë historisë të mos ketë qoftë edhe një rast të vetëm në të cilin do të përmendeshin ata si përdhosës të të vdekurve, të varrezave etj., edhe pse këtë histori kryeisisht na e kanë shkruar të tjerët, ose është shkruar mbi dokmente të të tjerëve. Ndryshe ka ndodhur me popuj të ndryshëm të quajtur barbarë dhe jobarbarë, të cilët jo vetëm që e kanë përdhosur të vdekurin, varrezat dhe meranë, por edhe e kanë krijuar etnopsikologjinë e tyre mbi këtë përdhosje. Dallimet në këtë aspekt, ndërkaq, kanë qenë ndër dallimet thelbësore që shqiptarët si komb i kanë dalluar prej të tjerëve rreth nesh, duke shpërfaqur kështu edhe një epërsi kulturore dhe njerëzore.

Kjo nuk do të thotë se në kohën e sotme nuk ka pasur dhe nuk ka grupe të interesit që për interesa të tyre nuk kanë provuar që të nëpërkëmbin traditën pozitive shqiptare, duke provuar që të përdhosin të vdekurit, që të përdhosin varrezat, që të përdhosin atë që nuk guxon të përdhoset. Ajo që ndodhi me të rënët e luftës së fundit në Kosovë, me ç’rast grupe të ndryshme interesi dhe individë kanë provuar që të realizojnë qëllime personale në emër të të vdekurve dhe në emër të varrezave të tyre, është vetëm një nga shembujt konkretë që fatkeqësisht është shfaqur në këto troje. Fjalimet politike mbi trupat e atyre që kanë rënë gjatë luftës në Kosovë, uzurpimi i pronave të ndryshme në emër të tyre dhe karrigia e kërkuar në emër të tyre, janë vetëm disa nga të këqijat me të cilat u ballfaquan shqiptarët në Kosovë. Edhe pse në kundërshtim me traditën shqiptare, këta njerëz me emër e mbiemër dhe këto grupe me emër e mbiemër, nuk e patën për gjë që ta identifikojnë edhe të kundërtën e gjithë këtyre: idenitetin dhe interesin kombëtar. Përdhosja e të vdekurve, e varreve të tyre dhe e sakrificës së tyre si elemente të kundërta me traditën pozitive shqiptare, ishte një nga elementet e tërësisë së elementeve që u përdorën për të rrënuar pikërisht sistemin pozitiv e të vlerave që e ndërtoi dr. Ibrahim Rugova bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dhe historia e pasluftës, më shumë se ndonjë herë tjetër, është histori e ndeshjes së këtyre dy koncepteve, ashtu siç është histori i ndëshkimit popullor të çdo përpjekjeje për të imponuar elemente destruktive dhe në kundërshtim me traditën vendase. Fitorja e vazhdueshme e LDK-së në të gjitha zgjedhet në Kosovë, prandaj, më shumë se sa fitore politike, duhet kuptuar edhe si fitore të traditës, autoktonisë, kombëtares, mbi kundërtraditën, të huajën dhe pse jo edhe kundërkombëtaren. Në këtë kontekst, duhet parë edhe fuqinë e dr. Ibrahim Rugovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila arriti që të bëhet realisht shkollë politike e shqiptarëve në përgjithësi, si dhe shkollë e vetëdijes shtetërore dhe institucionale në Kosovë dhe ndër shqiptarët përgjithësisht. Është e tepërt të thuhet se kjo shkollë e madhe politike dhe shtetërore të kishte në mesin e saj nxënës të mirë dhe të këqinj, ashtu si edhe në të ardhmen do të ketë nxënës të mirë dhe të këqinj. Koha ka treguar se në të shumtën e rasteve janë nxënësit e këqinj ata që pasi kanë ngelur në klasë, e kanë braktisur këtë shkollë, duke e sharë me të gjitha sharjet e mundshme. Largimi i njerëzve të ndyshëm nga LDK-ja, në këtë kontekst çdo herë ka qenë një aspekt pozitiv për LDK-në dhe për Kosovën, pasi që është ndihmuar në profilizimin e saj të vazhdueshëm. Janë pikërisht të larguarit ata që humbën më së shumti me largimin e tyre, pasi që vetë dolën në pikë të diellit dhe u panë nga të gjithë: kush më shumë se sa Milazim Krasniqi ka vjellë kundër dr. Ibrahim Rugovës; kush më shumë se BujarBukoshi ka vjellë kundër dr. Ibrahim Rugovës; kush më shumë se Edita Tahiri ka vjellë kundër dr. Ibrahim Rugovës? Në anën tjetër: kush më shumë se këta kanë krijuar identitet politik dhe autoritet politik nga emri dhe vepra e dr. Ibrahim Rugovës? Dhe ku janë sot ata?

Përdhosja e dr. Ibrahim Rugovës dhe e varrit të tij, ndërkaq, është një element tjetër, që po provohet të realizohet këtyre ditëve. Edhe pse si e tillë është shfaqur nga njerëz të linjës së Tiranës/Kretës me zërat kundërshtues për varrimin e dr. Ibrahim Rugovës në vendin ku është aktualisht, duhet thënë se synimi i zevzekëve të akademik Dacit për ta përvetësuar dhe për ta shfrytëzuar varrin e dr. Ibrahim Rugovës si mburojë për të fshehur llumin e tyre moral dhe politik, për ta fshehur shpërfytyrimin e tyre moral dhe politik, për ta fshehur karakterin prej hajnash politikë e të tjerë, është përpjekja më serioze që po bëhet në këtë drejtim. Pas një fushate destruktive, kërcënuese, shantazhuese dhe shpifëse, zevzekët e akademik Dacit me të në krye, po provojnë të vjedhin emrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, historinë e saj dhe vetë dr. Ibrahim Rugovën dhe varrin e tij. Përcaktimi për t’u quajtur Lidhja Demokratike, për t’u thirrur në emrin dhe veprën e dr. Ibrahim Rugovës dhe në gjithë atë që ka krijuar dr. Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë 17 viteve, është përpjekje për të mashtruar opinionin e gjerë, strukturat organizative të LDK-së, anëtarësinë dhe simpatizantët e saj. Përveç këtyre, këto janë edhe përpjekje për të fshehur boshllëkun e tyre si dhe asryet e vërteta të largimit të tyre nga LDK-ja, e që janë arsye që aspak nuk kanë lidhje as me politikë, as me Kuvendin e VI të LDK-së dhe me asgjë parimore. Është kështu për faktin se zevzekët e akademik Dacit e kanë të qartë se me thirrje kundërldk dhe kundrrugovë, ikanakët e tjerë vetëm sa kanë përfunduar në humnerën politike e shoqërore të Kosovës, pasi që i janë nënshtruar një ndëshkimi referndar nga ana e zgjedhësve. Në anën tjetër, krijimi i një ‘Reforme’ ishte e qartë se ishte krijim i një Kryesie paralele të LDK-së, nga e cila tash ka dalë një surrogat politik që hajninë e ka si pikë të parë të veprimit të saj politik. Kjo do të thotë se refuzimi, kundërvënia dhe veprimtaria kundërlegale dhe kundërstatutare e zevzekëve të akademik Dacit është bërë shumë kohë para se të mbahej Kuvendi i VI i LDK-së. Synimi për të mashtruar opinionin e gjerë, strukturat organizative të LDK-së, anëtarësinë dhe simpatizantët e saj, ndërkaq, është synim për të fshehur vogëlsinë tyre, si dhe një përpjekje tjetër për ta vjedhur jo vetëm emrin, por edhe partinë si parti. Gjatë tërë kësaj kohe, unë kam theksuar pikërisht vogëlsinë e tyre, kam theksuar se janë një grusht njerëzish që akademik Dacin janë duke e përdorur thjesht si vegël politike, ashtu siç përdoret limoni për ta bërë më të shijshëm çajin e rusit. Dhe është pikërisht vogëlsia e tyre, e cila edhe pse përdori dhunën fizike, shantazhet dhe kërcënimet, ajo që mbeti vogëlsi, sespe shumica e LDK-së, bile edhe ata që kanë votuar për akademik Dacin më 9 dhjetor 2006, e kanë kuptuar se gjithë ajo që bënin zevzekët e akademik Dacit me të në krye, nuk kanë asgjë të përbashkët me praktikën legale dhe me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prandaj, edhe e braktisën, prandaj edhe i lanë në vogëlsinë e tyre. Ata që shkuan me akademik Dacin janë vetëm Gecët e Llaushës, të cilët duket se pas braktisjes që ia bënë mr.Eqrem Kryeziut, duket se e panë të pamundur ripajtimin me të, pastaj, është Hysen Gërvalla, krushku i Halil Gecit, vëlllait të madh të Gecëve të Llaushës, Lulzim Zeneli, i cili duket se me këtë veprim e ka zgjidhur çështjen e banimit, në ç’drejtim duhet të sqarojnë Sefer Rexhaj, kushuriri i Albatros Rexhajt dhe Nebih Zariçi, Besa Gaxherri që ende ëndërron se do t’i thyejë rugovasit e Ali Lajçit në Pejë, dhe ndonjë figurë tjetër minore e manipuluar, e shantazhuar apo edhe e kërcënuar. Mbetet të shihet se a i ka ndjekur këta shoku i Gani Gecit, Bajrush Morina dhe kushuriri i afërt i Sefer Rexhajt, Tosi, apo janë të sakta informacionet sipas të cilave këta dy ose do ta bindin pronarin e “Botës sot”që ta bëjë “Botën sot” telall të tyre, apo Seferi me Nebih Zariçin do t’ua financojnë një gazetë të re. Sido që të jetë, vogëlsia e njerëzve të akademik Dacit, e për më tepër shpërfytyrimi i tyre politik e moral, ka mbetur vetëm në mëshirë të akraballëkut babë e bir, dajë e nip, kushuri e vëllezër dhe pse jo edhe kryqëzim gjinish, të cilëve nuk mund t’u ndihmojë as përpjekja për ta vjedhur emrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, as e historisë së saj dhe të vetë dr. Ibrahim Rugovës, e as përpjekja për ta vjedhur edhe varrin e dr. Ibrahim Rugovës.

Duhet thënë, ndërkaq, se përpjekja për vjedhjen e emrit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e historisë së saj, si dhe e varrit të dr. Ibrahim Rugovës, është edhe një përpjekje përtë krijuar një kod ligjërimor që në thelb është i ngjashëm me të linjës së Tiranës/Kretës, por edhe që është një kod ligjërimor patetik me elemente të shumta të kodeve ligjërimore që po kemi rast t’i shohim dhe t’i dëgjojmë edhe në fushatën zgjedhore në Serbi: ashtu sikurse eksponentë të linjës së Tioranës/Kretës që në ligjëratat e tyre kishin shumë gjak,shumë viktima dhe shumë sakrfica të të tjerëve, ashtu edhe ligjëratat e zevzekëve të akademik Dacit janë të mbushura me LD, me Rugovë e me pavarësi. Ashtu sikurse linja e Tiranës/Kretës që u mundua ta privatizonte dhe ta monopolizonte sakrificën kolektive të shqiptarëve, të vdekurit dhe varret e tyre, për të fshehur llumin e vet dhe qëllimet saja të mbrapshta, ashtu edhe zevzekët e akademik Dacit në krye me vetë atë, po mundohen ta privatizojnë dhe ta monpolizojnë emrin dhe histrorinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, emrin dhe varrin e dr. Ibrahim Rugovës. Dhe të dyja palët, si linja e Tiranës/Kretës si linja dacisto-geciste, po thirren në vlera ikonike, sikurse që serbët thirren në Sveti Savën dhe në mite të tjera. Por dallimi është se derisa serbët, në mungesë të ontologjisë kulturore nacionale, janë munduar të bëjnë qoftë edhe prej balte apo prej rëre simbole të identitetit të tyre dhe të ontologjisë nacionale, shqiptarët nuk kanë pasur nevojë për këtë, pasi që të gjitha: si sakrifica, si tradita, si identiteti nacional dhe politik i tyre është real dhe me taban të hershëm. Prandaj edhe kodet bligjërimore shqiptare janë më konkrete, më të logjikshme dhe më të kësobotshme. Përpjekja që nga sakrifica reale, nga tradita reale, nga vlerat reale dhe nga personalitetet reale të krijohen mite dhe ato të pëtdoren për ligjërime politike patetike dhe emocionale, ka qenë dhe ka mbetur një përpjekje e kotë, sepse sakrifica, vlerat, tradita dhe personalitetet nacionale shqiptare janë aq reale dhe madhështore, sa nuk mund t’i përfshijë asnjë mit , e më së paku mitet e krijuara për qëllime përfitimi politik dhe material të individëve apo të grupeve të ndryshme të papërgjegjshme. Të besueshme dhe të pranueshme nuk do t’i bëjnë të gjitha këto as trysnitë, shantahzzet dhe kërcënimet që janë duke i bërë në vazhdimësi zevzekët e akademik Dacit gjithandej nëpër Koosvë dhe në mërgatën shqiptare. Është kështu për faktin se veprimtarët e ndryshëm të LDK-së, do të dijnë t’u bëjnë ballë të gjitha trysnive, shantahzheve dhe kërcënimeve dhe do të vazhdojnë të jenë veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të udhëhequr për rreth 17 vjet nga kryetari i saj dhe i Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

10 janar 2007

A ËSHTË SHTYRJA E PROJEKTILIGJIT
PËR MEMORIALIN E PRESIDENITIT RUGOVA
PASOJË E ALEANCËS FLUIDE NDËRMJET
NJERËZVE TË AKADEMNIK DACIT
ME OPOZITËN?

Edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nuk u vendos që projektligji për memorialin e presidentit Rugova të futet në rend dite, por ai iu kthye sponsoruesit, Ministrisë së Shërbimeve Publike për plotësim. Naim Maloku si përfaqësues i pozitës, tha se kjo u bë për plotësime të mëtejme lidhur me koston e saj, kurse Gazmend Muhaxheri i ‘Orës’ tha se shtyrja ka ardhur edhe si kërkesë e PDK-së.

Shkruan: Rexhep KASTRATI

Projektligji për memomorialin e presidentit Rugova nuk është një projektligj i sapombërritur në Kryesinë e Kuvendit, por ka shumë kohë që është në tavolinë dhe është duke pritur për miratim. Gjatë tërë kësaj kohe ka qenë e mundur që të bëhen të gjitha plotësimet e nevojshme dhe të mos ketë nevojë për zvarritje. Në anën tjetër, mund të shtrohej në Kuvend si rend dite dhe të gjitha plotësimet e nevojshme do të mund të bëheshin pas leximit të parë. Prandaj, mendoj se zvarritja e këtij projektligji është bërë pa ndonjë nevojë të madhe. Edhe po të jetë se PDK-ja, apo në përgjithësi opozita të ketë kërkuar shtyrjen e saj, projekligji në fjalë do të duhej të hidhej në votë dhe të miratohej si pikë e rendit të ditës. Është kështu se opozita, e në mënyrë të veçantë PDK-ja, mund të ndodhë që edhe pas një muaji të kërkojë që të shtyhet përsëri, apo thënë më drejtë, do të dëshironte të mos shtrohej fare për miratim. Qëndrimi i gjertanishëm i PDK-së në mënyrë të veçantë ndaj figurës së dr. Ibrahim Rugovës, dihet botërisht se ka qenë më tepër se qëndrim opozitar: ka qenë mohues, injorues dhe fyes. Së këndejmi, si mund të pritet që të ndryshojë qëndrim brenda natës dhe të jetë më dashamirëse dhe më konstruktive tash kur bëhet fjalë për një projekligj që mëton të zyrtarizojë një nderim shtetëror që mund t’i bëhet dhe duhet t’i bëhet presidentit historik të Kosovës? Prandaj, nuk u desh të bëhej shtyrja. Në anën tjetër, a ka iluzion dikush se pas një jave, pas një muaji, apo edhe pas një viti mund të ndryshojë për të mirë qëndrimi i PDK-së? Nëse dikush e ka këtë iluzion, atëherë ai ose nuk e ka informacionin e duhur, ose nuk ka lidhje me poltikën dhe me strategjinë e veprimit politik. Në fund të fundit pse do të kërkonte PDK-ja shtyrjen e këtij projektligji, nëse e ka ndërmend që të japë konsensusin për këtë projektligj? Mirëpo, e vërteta nuk ka të bëjë as me mungesën e informacionit të duhur, as me mungesën e njohurive politike dhe të strategjisë së veprimit politik të opozitës, e as me mundësinë që PDK-ja të japë konsensusin për këtë projektligj. Pse është kështu? Është kështu se të gjithë e dinë qëndrimin e PDK-së ndaj dr. Ibrahim Rugovës, si dhe strategjinë e veprimit të saj politik. Kërkesa për shtyrje që mund ta ketë bërë PDK-ja lidhet me dy momente politike: me rrjedhjen e votave nga pozita për shkak të qëndrimeve devijuese të akademik Dacit, dhe me afrimin e ditës kur kryenegociatori për statusin e Kosovës, presidenti Marti Ahtisari do të paraqesë propozimin e tij për të ardhmen e Kosovës. PDK-ja, e trimëruar nga qëndrimi refraktar dhe devijues i akademik Dacit në kohën e miratimit të buxhetit të Kosovës në fund të dhjetorit 2006, është duke pritur lëvizjet e mëtutjeshme të akademikut, në mënyrë që të provokojë krizë parlamentare dhe hapjen e rrugës për një qeveri me bazë të gjerë. Është kështu për faktin se njerëzit e akademik Dacit janë duke paralajmëruar mundësinë që gjatë janarit të formojnë partinë e re, të cilën do të mund ta emërojnë edhe Lidhja e Re Demokratike e Kosovës, apo edhe Inisiativa e Re e Rugovës, apo me ndonjë emër tjetër të ngjashëm, të cilët do të mund të shkëputeshin nga Grupi Parlamentar i LDK-së, duke shkaktuar krizë parlamentare dhe pse jo edhe rrëzim të Qeverisë. Kjo natyrisht se do të bëhej bashkë me votat e opozitës dhe në bazë të një aleance fluide me të. E PDK-ja, dhe në përgjithësi opozita ka kohë që është duke kërkuar rënien e Qeverisë, prandaj është duke pritur me vëmendje të shtuar se çfarë është duke ndodhur me njerëzit e akademik Dacit për të përshtatur strategjinë e veprimit të saj politik. Për më tepër, një pjesë e njerëzve të akademik Dacit ka kohë që janë në bisedime të fshehta me njerëz të opozitës, qoftë në nivele qendore, qoftë në ato lokale, nga të cilat pritet të shihet se a do të dalë ndonjë marrëveshje për bashkim votash për rrëzim të Qeverisë, apo edhe për ndonjë bashkim organizativo-partiak. Me fjalë të tjera, opozita është duke e ndier veten komode në këtë drejtim, sepse është duke llogaritur shumë në vazhdimin e inatit të akademik Dacit dhe në shpërfytyrimin e mëtutjeshëm politik të tij dhe të njerëzve të tij. Mirëpo, a ka gjasë që njerëzit eventualë të akademik Dacit t’i bëjnë obstruksion miratimit të projektligjit për memorialin e presidentit Rugova? Logjikisht jo, pasi që sponzoruese e këtij projektligji është Melihate Tërmkolli, një nga njerëzit e mundshëm të akademik Dacit, dhe se obstruksioni eventual ndaj këtij projektligji do t’i nxirrte përfundimisht në pension të parakohshëm politik gjithë njërëzit e akademik Dacit në krye me të, edhe pse letrat për pension i kanë plotësuar tashmë. Përkthyer shqip, do të thotë se njerëzit e akademik Dacit shtyrjen e afattit për pension politik do të provojnë ta bëjnë duke u munduar të kapen pikërisht në këtë projektligj, me idenë se janë ata që e kanë spnzoruar atë, ani që kur është paraqitur në Kuvend ky projektligj, asnjëri prej tyre nuk e ka quajtur veten njeri i akademik Dacit, por shumica syresh e kanë konsideruar veten miq të mr. Eqrem Kryeziut. Sido që të jetë, synimi i opozitës që të shfrytëzojë papërgjegjshmërinë dhe shpërfytyrimin politik të njerëzve të akademik Dacit për të përmbysur Qeverinë, është mëse i dukshëm: në një deklarim televiziv pas largimit nga seanca parlamentare kur duhej të miratohej buxheti, Jakup Krasniqi i PDK-së pasi shprehu mosmiratimin e Grupit Parlamentar të PDK-së për proojektbuxhetin, tha se nëse pozita i ka votat e mjaftueshme, le ta miratojë vetë. Dhe opozita do të vazhdojë të llogarisë në papërgjegjshmërinë dhe shpërfytyrimin politik të njerëzve të akademik Dacit, të cilët vlerën e votës së tyre e llogarisin pikërisht me papërgjegjshmërinë dhe shpërfytyrimin politik të opozitës, pra falë raporteve aktuale të votave në Kuvend. Çështje është se a do të vazhdojë dhe a do të pranojë pozita që të jetë peng i papërgjegjshmërisë dhe shpërfytyrimit politik të një grushti të vogël njerëzish të cilët mund të shantazhojnë me bashkim votash me opozitën edhe për ta rrëzuar Qeverinë? Natyrisht se nuk do të ishte mençuri politike që të ndodhte kjo, pasi që do të ishte pozitë e shantazhuar, do të ishte pozitë e kërcënuar dhe do të ishte pozitë e bllokuar, e rrjedhimisht do të kishim edhe institucione të shantazhuara, institucione të kërcënuara dhe institucione të bllokuara. A është mençuri politike që me këtë gjendje të institucioneve të Kosovës ta presim propozimin e presidentit Marti Ahtisari? Natyrisht se jo. Nuk mund ta presë Kosova propozimin e presidentit Marti Ahtisari me këtë gjendje, sepse më shumë se kurrë duhet stabiliteti dhe forca verpuese e institucioneve të Kosovës. Ajo që unë mendoj se duhet bërë është që t’u qartësohet njerëzve të akademik Dacit që ose të sillen me përgjegjësi politike dhe kombëtare dhe t’i japin fund bashkëveprimeve me opozitën, ose në të kundërtën do të zgjerojnë bazën e koalicionit qeveritar. Por nëse pozita aktuale do të jetë e shtrënguar që të zgjerojë bazën e koalicionit qeveritar, do të duhej që pikërisht njerëzit e akademik Dacit të mbeteshin jashtë qeverisë së re. Në këtë mënyrë t’u lihej njerëzve të akademik Dacit që të vendosnin vetë se a do të dëshirojnë të jenë pjesë e përgjegjshme e pozitës, duke mos shantazhuar, kërcënuar e bllokuar pozitën dhe Qeverinë, apo do të bashkojnë votat me opozitën dhe t’i mundësojë kësaj përfshirje në Qeveri, por pa njerëzit e akademik Dacit. Është kështu, sepse Kosovës i duhen institucione stabile, e jo institucione që varen nga vullneti dhe teket e dy-tre vetave. Edhe pse kundërshtar i vazhdueshëm i bashkëqeverisjes, e ithtar i flaktë i qeverisjes me sistemin pozitë – opozitë, konsideroj se megjithatë më mirë një bashkëqeverisje e keqe, se sa një pozitë të shantazhuar, të kërcënuar dhe të bllokuar. Kosova nuk mund të jetë peng i tekeve të disa individëve, të cilët ngaqë kanë mundësi t’i bashkojnë votat me opozitën dhe të shkaktojnë kriza parlamentare, tërheqin zvarrë institucionet e Kosovës.

Në anën tjetër, synimi i opozitës për ta shtyrë sa më shumë projektligjin për memorialin e presidentit Rugova, lidhet edhe me afrimin e ditës kur presidenti Marti Ahtisari do të bëjë propozimin e tij për statusin e Kosovës, pasi që në këtë mënyrë do të kenë mundësi që edhe më tej të provokojnë raportet brenda pozitës. Është kështu për faktin se opozita aktuale, sidomos PDK-ja, do të provojë të ngjallë polemika brenda pozitës me propozimin tjetër për një shtyrje të mëtejme të këtij projektligji me arsyetimin se më të rëndësishme janë diskutimet për çështjen e statusit të Kosovës, diksutimet për ligjet bazike, siç janë Kushtetuta, Ligji për simbolet shtetërore, Ligji për Zgjedhjet dhe ligjet tjera thmelore për funksionimin e Kosovës pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Dhe thelbi i kësaj polemike eventuale brenda pozitës do të kishte të bënte me pajtimin apo mospajtimin për t’u shtyrë projektligji për memorialin e presidentit Rugova. Natyrisht se është shumë e qartë se njerëzit e akademik Dacit do ta shfrytëzonin situatën për të treguar se kush është gjoja më shumë rugovist se tjetri, e që do të ishin debate shterpe dhe shumë të dëmshme për procesin politik. Përtej kësaj, është e qartë se afrimi i ditës kur presidenti Marti Ahtisari do të paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës dhe vetë akti propozimit, e ngarkojnë Kosovën me çështje shumë serioze si zbatimi i decentralizimit në Kosovë, krijimi i një stabiliteti më të fuqishëm institucional si kusht për një stabilitet të përgjithshëm politik e shoqëror. Me fjalë të tjera, sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po shtohet serioziteti dhe ndërlikueshmëria e situatës në Kosovë, të cilës duhet përgjigjur me mençuri, urti, vendosmëri dhe unitet politik. Dhe këtë opozita e papërgjegjegjshme do të vazhdojë ta përdorë për faktorizimin e saj të mëtutjeshëm dhe për përfitime të mëtutjeshme politike, duke e vënë pozitën në vështirësi të ndryshme. Dhe në këtë kanë llogaritur duket edhe njerëzit e akademik Dacit, të cilët, po si opozita aktuale, do të kërkojnë t’ia rritin vlerën vetes pikërisht falë mundësisë që në fund të janarit apo në fillim të shkurtit presidenti Marti Ahtisari të bëjë propzimin e tij për statusin e Kosovës. Në një situatë të tillë, pozita aktuale do të duhej të dinte të vepronte me qetësi, kthjelltësi dhe përgjegjshmëri të lartë. Kjo do të thotë që ta kuptojë pozitën e vet dhe të veprojë në përputhje me të dhe me zhvillimet që pritet të ndodhin. Pozita aktuale duhet të vlerësojë se a është më mirë të vazhdojë të jetë peng e tekeve të disa individëve plangprishës dhe të mos jetë e sigurt se a do të mund ta kalojë një projktligj në Kuvend, apo që t’i japë fund kësaj gjendjeje duke i hapur rrugë një bashkëqeverisje me opozitën aktuale, por pa njerëzit e akademik Dacit, të cilët natyrisht se do të duhej të paguanin për papërgjegjshmërinë dhe shpërfytyrimin politik të tyre.

Krejt në fund, duket se shtyrja e projektligjit për memorialin e presidentit Rugova, më shumë se sa shtyrje për çështje të kostos së tij, ka të bëjë me raportet e krijuara në pozitë, raporte që po ia krijojnë opozitës mundësinë që të luajë si macja me miun dhe të imponojë gjithçka që mund t’i teket. Në rrethana të tjera, vetë presidenti i Kosovës do të duhej të kërkonte dorëheqjen e Qeverisë dhe t’i hapej rruga krijimit të një shumice tjetër parlamentare, ose ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për shkak të rrethanave në të cilën po kalon Kosova, opcioni i fundit nuk është i pritshëm dhe real, prandaj mbetet opcioni i krijimit të një shumice tjetër parlamentare.

09 janar 2007

SHAKATË POLITIKE TË FILLIMVITIT 2007


KRENARIA TRAGJIKOMIKE E NJERËZVE
TË AKADEMIK DACIT DHE MJERIMI I TYRE POLITIK

Shakatë politike në Kosovë, lulëzimin e tyre e patën që kur grupi i Hydajet Hysenit doli nga LDK-ja: atë botë ky grup ngulte këmbë se përfaqësonte LDK-në legjitime, kurse pjesa që e përfaqësonte dr. Ibrahim Rugova nuk ishte LDK-ja e vërtetë. Pak më vonë prej tyre, Edi Shukriu i dha një shtysë shakave politike duke deklaruar se kishte frikë se mos ADK-ja, partia e themeluar bashkë me Edita Tahirin, do t’i fitonte mbi 60% të votave në zgjedhjet e 2004. Tash zevzekët e akademik Dacit po i ngrisin më në nivel shakatë politike në Kosovë: po deklarojnë se këta përfaqësojnë LDK-në legjitime, si dhe po thonë se konkurrente e shohin PDK-në e Hashim Thaçit, e jo LDK-në e Sejdiut. Të thëna në fillim të vitit 2007, këto shaka që nuk janë aspak origjinale, në të vërtetë po e shpalosin mjerimin politik të këtyre njerëzve që do t’i shquajë gjatë këtij viti. Pse është kështu?

Shkruan: Rexhep KASTRATI


Çdo parti politike, sikurse çdo grupacion tjetër i organizuar që vepron në bazë të një Programi dhe Statuti, përcakton edhe rregullat e funksionimit të saj, e rrjdhimisht edhe çështjen e legjitimitetit të saj. Kjo do të thotë se çdo parti politike me normat e brendshme që i përcakton në Statutin e saj, përcakton edhe çështjet e tilla si emri, simbolet e saj dhe shenjat e tjera dalluese. Në këtë kontekst, shakaja politike sipas të cilës është grupi i njerëzve të akademik Dacit LDK-ja legjitime, përveçse është një shaka e pakripë, bie ndesh pikërisht me normat e brendshme që ka LDK-ja si parti politike, si dhe me logjikën e shëndoshë njerëzore dhe jo vetëm politike. E plasuar fillimisht nga vetë akademik Daci, dhe e përsëritur edhe nga të tjerë pas tij, shakaja politike sipas të cilës këta janë LDK-ja legjitime, në të vërtetë shpërfaq çoroditjen shpirtërore dhe morale të atyre që e thonë, si dhe hallakamën e brendshme që i ka kapluar vota kundër në Kuvendin e LDK-së më 9 dhjetor 2006. Është kështu për faktin se në Kuvendin e LDK-së më 9 dhjetor 2006, vota kundër akademik Dacit, nuk ishte thjesht votë kundër një kandidati, por votë kundër gjithë atyre që ishin rreshtuar në krah të tij, edhe pse më parë, shumica prej tyre kishin qenë miq të mr. Eqrem Kryeziut; ishte votë kundër mendësisë dhe koncepteve feudale, që përfaqësohet nga Gecët e Llaushës, ishte votë kundër parapolitikës që ishte dhe vazhdon të jetë e lidhur me segmente të parapolitikës rreth PDK-së; ishte votë kundër dhunës politike dhe shantazheve të tjera që njerëz të akademik Dacit ushtronin gjatë fushatës së brendshme zgjedhore; ishte votë kundër tendencave për shndërrimin e LDK-së në një ring politik në të cilin individët i qërojnë hesapet me grushta, dhe ku lufta nuk fitohet me vota, por me grushta. Me fjalë të tjera, çoroditja shpirtërore dhe morale e zevzekëve të akademik Dacit është pikërisht pasojë e ndëshkimit të të gjitha këtyre “risive akademike” që ata i sollën në LDK. Natyrisht se kësaj çoroditje i ndihmojnë shumë edhe aspektet karakterologjike që këta njerëz në krye me akademik Dacin i kanë shpërfaqur publikisht, ndër të cilat duhet dalluar: mendjemadhësinë, arrogancën, prepotencën, egoizmin etj. Këto aspekte karakterologjike i dhanë zjarr edhe absurditetit politik, sipas të cilit në njërën anë pranojnë humbjen në Kuvend, e në anën tjetër deklarojnë se e kanë shumicën e LDK-së! Dhe Kuvendi ka pasur atë përbërje që ka pasur, ani që po t’i hymë një debati publik se si janë “zgjedhur” përkrahësit e akademik Dacit, do të dilte që numri i atyre që do të kishin votuar për të, do të kishte qenë më i vogël. Në anën tjetër, duhet pranuar se në Kuvend, akademik Daci ka marrë më pak vota se sa ka pritur, pasi më parë gazeta e Ramë Marajt, Iliria Post, kishte thënë se për Dacin do të votojnë 179 delegatë. Këtë po e përmendi jo vetëm për të treguar se për akademik Dacin kanë votuar më pak se sa kapritur ai që to votojnë, por për të argumentuar faktin se akademik Daci do ta quante legjitime edhe një fitore me vetëm 2 vota më shumë se sa kufiri minimal prej 177 delegatëve nga 352 sa ishin të pranishëm në Kuvend. Dhe kjo fitore do të kishte qenë vërtet legjitime, pasi që me vetë faktin se Statuti i LDK-së ka përcaktuar se kryetar i LDK-së zgjidhet ai që fiton së paku 50% + 1 të votave, e që do të thotë 177 vota, por është po aq legjitime, në mos edhe më tepër fitorja e Fatmir Sejdiut që është me 189 vota. Në këtë kontekst ku është ajo shumicë në të cilën thirret akademik Daci dhe zevezekët e tij? Dhe çdo njeri me shkollë të natës e di se nëse në Kuvend është dëshmuar se nuk e ke shumicën, atëherë je pakicë, kurse me gjiithë këtë vazhdon të pretendosh se e ke shumicën, atëherë duhet ta rikonsiderosh apo nostrifikosh edhe një herë gradën shkencore që ke. Mjerimi politik që prodhon shakara të tilla politike, nuk ka si të jetë alternativë politike për të ardhmen e Kosovës, sepse ky popull që tahmë është i pjekur politikisht nuk e ka ndërmend që të bëjë eksperimente politike me fatin e tij. Sjelljet politike të njerëzve të akademik Dacit dhe të vetë këtij, në të vërtetë, jo vetëm që bien ndesh me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës, por edhe e fyejnë intelegjencën kolektive të popullit shqiptar. Përveçse, edhe me votë nuk e kanë shumicën, e rrjedhimisht edhe nuk mund të thirren në LDK legjitime dhe në LDK jolegjitime, por as me sjelljet e tyre këta njerëz nuk mund të thirren dhe të vetëquhen LDK legjitime, sepse LDK-ja që e njeh dhe që e mbështet ky popull është ajo e një kulture politike, e një vetëdije shtetërore, është LDK e krijimit dhe e respektimit të legaliteteve dhe legjitimiteteve politike e juridike. Manipulimi me emrin e dr. Ibrahim Rugovës, vetëm për t’i mundësuar dikujt ndërtim kullash, uzurpim fabrikash, fshehje nga ndjekjet e ndryshme penale, është një nga shkallët me të larta të mjerimit politik, sepse kjo do të thotë se po e përdor një pasuri kombëtare, çfarë është emri dhe vepra madhore e dr. Ibrahim Rugovës për interesa personale dhe për punë të mbrapshta, e që e bëjnë zakonisht njerëz të zhytur në llumin e amoralitetit politik e njerëzor.2. Shakaja tjetër, sipas të cilës njerëzit e akademik Dacit nuk e shohin konkurrente, siç e quajnë, LDK-në e Sejdiut, por PDK-në, është më e pa kripë se shakaja e parë. Është kështu, sepse nuk ka asnjë argument që do ta provonte këtë. Përkundrazi është një dyzinë argumentesh që provojnë të kundërtën. Me këtë rast po i përmendi përshqitazi vetëm dy-tri argumente, të cilat do t'i elaboroj më detajisht në shkrimet në vazhdim, gjithnjë duke shtuar edhe argumente të tjera, varësisht nga nevoja apo nga zhvillimet që do të pasojnë. Së pari, njerëzit e akademik Dacit ende nuk përfaqësojnë një subjekt të mëvetësishëm, dhe për më tepër në të gjitha nivelet e pushtetit janë të përfshirë nën emrin dhe logon e LDK-së. Kjo do të thotë se legjitimitetin politik e institucional që e kanë ndonjëri prej tyre, e kanë falë LDK-së. Jo vetëm kaq: në taborrin e akademik Dacit ka njerëz që e gëzojnë pushtetin falë marrëveshjeve të brendshme politike, siç është rasti i Xhemail Hysenit në Gjilan, i cili u bë kryetar komune në bazë të marrëveshjes me Lutfi Hazirin, i cili i la postin e kryetarit të komunës pasi vetë u bë ministër i Pushtetit Lokal. Në anën tjetër, Fadil Geci u bë deputet jo pse ka fituar në zgjedhje, por pse nuk ka mundur dot të fitojë, pavarësisht nga krushqitë që ata i kanë bërë apo mund t’i bëjnë, dhe pavarësisht nga bisedat që ata i bëjnë me njerëz të ndryshëm në Drenicë për ta bërë Drenicën qendër të politikës në Kosovë. Vetëm Adem Salihaj mund të thirret në një legjitimitet real në Ferizaj, por edhe ky legjitimitet ka qenë i lidhur me emrin e dr. Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së, e jo të ndonjë subjekti tjetër politik. Si ilustrim mund të shërbejë fati i shumë ish-veprimtarëve të LDK-së, të cilët në ndërkohë ose themeluan parti të tjera, ose iu bashkuan partive të tjera. Me këtë rast nuk po i përmnendi disa të tjerë që me të dy këmbët janë si në parapolitikën LDK-së, e që është ngushtë e lidhur me parapolitikën e PDK-së, të AAK-së etj., ashtu edhe në shërbime të ndryshme sekrete, bile edhe kundërshqiptare. Ndërkaq, mbetet të shihet se dega e LDK-së në Zvicër a do të jetë peng i krushqisë ndërmjet Gecëve të Llaushës me Hysen Gërvallën, apo do të arrijë që të lirohet nga ky ngërç, ashtu siç mbetet të shihet se a do të jetë dega e LDK-së në SHBA nën ndikimin Agim Rexhajt. Përveç aspektit të legjitimitetit politik që lidhet me LDK-në, kundër shakave politike të njerëzve të akademik Dacit, shkon edhe vetë struktura organizative e LDK-së. Në Kuvendin e LDK-së, u pa qartë se shumica e absolute e degëve të LDK-së nuk ka rënë pre e trysnive të ndryshme që janë bërë mbi ta dhe i kanë vënë interesat e partisë dhe të Kosovës mbi interesat individuale apo klanore. Ndoshta asnjë degë, përjashto degën e Ferizajt, nuk ka rënë pre e këtyre trysnive, por kanë qenë individët ata që ose janë joshur, ose janë shantazhuar, ose që sinqerisht kanë besuar se duhet të votohet për akademik Dacin. Fakti se akademik Dacit i kanë munguar votat e parashikuara, është edhe një dëshmi se një pjesë e madhe e atyre delegatëve ndaj të cilëve është bërë trysni, kanë arritur që të vihen mbi të gjitha dhe të vëjnë interesat e partisë dhe të Kosovës mbi interesat personale, klanore etj. Dhe për këtë ata gëzojnë edhe mbështetjen time dhe admirimin tim. Dhe numri i delegatëve të Kuvendit që kanë votuar për akademik Dacin është duke u zvogëluar, pasi që një pjesë e tyre po e shohin se akademiku ka mashtruar, për të mos thënë ka rrejtur kur deklaronte se edhe po të humbiste, do të rrinte në LDK dhe nuk do ta braktiste atë. Dhe një pjesë e delegatëve që kanë votuar pro tij, tashmë e kanë të qartë se kanë votuar pro njeriut që pasi nuk arriti që të fitonte dhe t’i hakmerrej mr. Eqrem Kryeziut, jo vetëm që thotë se nuk do të qëndrojë në LDK, por edhe po provon në çdo mënyrë që ta rrënojë atë, përfshirë edhe aleancat faktike me PDK-në dhe “Orën”. Ky është argumenti i tretë me radhë që provon se njerëzit e akademik dacit nuk janë konkurrentë me PDK-në, por janë aleatë faktik të tyre. Problemet rreth miratimit të buxhetit në fund të dhjetorit, treguan se njerëzit e akademik Dacit tashmë i janë bashkuar opozitës: njësoj si deputetët e PDK-së, edhe njerëzit e akademik Dacit nuk ishin të pranishëm në Kuvend. Njësoj është edhe me kërcënimet për rrëzimin e Qeverisë dhe të drejtuesve të tjerë të institucioneve, pasi që në të gjitha rastet do të jetë opozita ajo që do të mund t’i rrëzojë këta me votat e një grushti deputetësh të LDK-së që janë afër akademik Dacit, e jo e kundërta. Kurrkund në botë nuk ka ndodhur që grupe të mëdha parlamentare, siç është ta zëmë grupi parlamentar i PDK-së që i janë bashkuar një grushti të vogël njerëzish, por gjithmonë ka ndodhur që të tjerë i janë bashkuar grupit të madh parlamentar kundër ndonjë vendimi, apo edhe kundër qeverisë. Kërcënimi i vetë akademik Dacit se i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë, Kryetarin e Kuvendit apo edhe Kryesinë e tij, përveçse përfaqësojnë shkallë skajshmërisht të mjerimit politik, përfaqësojnë edhe shkallën e çoroditjes logjike dhe intelektuale të tij, por edhe përfaqësojnë fyerjen e radhës që i bëhet intelektit kolektiv të shqiptarëve dhe vetëdijes së tyre politike. Është kështu, për faktin se nuk ka shqiptar në botë që nuk e ka të qartë se janë njerëzit e akademik Dacit ata që faktikisht i janë bashkuar opozitës, e rrjedhimisht edhe janë bërë aleatë de facto të saj. Dhe me këtë ata nuk po tregojnë forcën, por pikërisht pafuqinë dhe mjerimin e tyre politik. Është kështu për faktin se u dëshmua se janë një grusht i vogël njerëzish që ndoshta mund të numërohen me gishtat e një dore, dhe se për të shfryrë inatet dhe mllefin e tyre personal, apo për të zbatuar urdhërat që vijnë nga parapolitika në Kosovë dhe nga parapolitika në Zvicër e Gjermani, janë të gatshëm të bëjnë aleancë edhe me dreqin e të birin. Dhe nuk ka mjerim më të madh pasi që nuk arrite ta mundësh rivalin politik në mënyrë legjitime dhe në një organ legjitim, siç është Kuvendi, të keqpërdorësh mandatin që të ka dhënë partia, ta përdorësh kundër saj. Është e tepërt të thuhet se këtu nuk mund të bëhet fjalë për moral politik dhe njerëzor. Unë nuk di se cili politikan, ose cili deputet i LDK-së mund të kërkojë nesër mbështetje politike nga populli, kur ka treguar se atë mbështetje që i është dhënë një herë, e ka keqpërdorur duke ia kaluar atë mbështetje opozitës. Dhe cilët deputetë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, apo edhe nëpër asambletë komunale mund t’i bashkohet aleancës së re që po vepron në Kosovë ndërmjet njerëzve të akademik Dacit dhe PDK-së? Me çfarë të drejte do të mund të thirren nesër në emrin dhe veprën e dr. Ibrahim Rugovës, pasi do ta kenë tradhtuar më parë?

06 janar 2007

PAS PUSHIMIT ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT

FAQJA WWW.REXHEPKASTRATI. BLOGSPOT.COM ËSHTË E VENDOSUR QË TË VAZHDOJË NË MËNYRË SERIOZE TË TRASOJË MENDIMIN POZITIV, EMANCIPIMIN E MENDËSISË POLITIKE DHE SHOQËRORE NË KOSOVË, PAVARËSISHT NGA VËSHTIRËSITË QË MUND T’I DALIN GJATË KËSAJ PUNE

Hapësira që ofron interneti për komunikime publike si mjet alternativ medial, është një mundësi reale që po shfrytëzohet nga shqiptarët, si shumë të tjerë në botë, për të plasuar idetë, pikëpamjet dhe informatat për çështje të ndryshme nga ato specifike profesionale e deri te ato me interes të gjerë për njerëzimin. Në këtë kontekst, hapja e faqes www.rexhepkastrati.blogspot.com, sikurse e gjithë veprimtaria e saj e gjertanishme ka pasur dhe vazhdon të ketë për qëllim që të plasojë pikëpamjet, idetë dhe informatat për çështje të rëndësishme shoqërore, si dhe të japë kontributin e saj modest në emancipimin e mendësisë politike dhe shoqërore në Kosovë, edhe pse në këtë mision ka provokuar dhe do të provokojë reagime histerike të gjithë atyre që vetë janë në kthetrat e mjerimit politik, njerëzor e moral...

Shkruan: Rexhep KASTRATI

Varësia politiko-partiake, klanore etj., e mediave dhe bezdia e shqiptarëve nga to

Hapësira shqiptare në përgjithësi, e edhe Kosova, është e mbushur me media të ndryshme, të cilat mëtojnë se janë të pavarura dhe që e kryejnë detyrën e informimit objektiv, edhe pse për të njëjtën ngjarje apo për të njëjtën çështje japin informacione dhe përshkrime të ndryshme. Kjo shumësi mediash, që do të duhej të ishte një pasuri e madhe, për shqiptarët shpesh është bërë një bezdi dhe një ngarkesë, pasi që shumë herë kanë dështuar të jenë të pavarura dhe të informojnë objektivisht. Dhe kjo ka ndodhur për shkak se mediave në Kosovë, apo shumicës së tyre u ka munguar pavarësia financiare, si dhe u ka munguar vullneti për ta bërë punën në mënyrë profesionale. Varësia financiare e shumicës së mediave në Kosovë ka bërë që këto media të jenë të varura edhe në politikën e tyre redaktuese. Është për të ardhur shumë keq se si gjithë ato media nuk kanë qenë në gjendje të kenë një qasje profesionale ndaj dhunës politike në Kosovë, ashtu siç nuk kanë qenë në gjendje të jenë të përgjegjshme për punën e tyre joprofesionale. Është e qartë se këto media e kanë pasur fatin e gjithë aspekteve të tjera shoqërore që ose u politizuan, ose iu nënshtruan vullneteve të ndryshme politike. Etika profesionale e mediumeve informative në Kosovë është vënë në sprovë shumë herë jo aq me përkrahjet që i janë dhënë partive të ndryshme, sa nga mënyra dhe kodi ligjërimor me të cilin e kanë bërë këtë. Për mua nuk është problem pse një media përkrah një parti politike, por mënyra se si e bën këtë, sepse të përkrahësh një parti politike është e drejtë, sikurse është e drejtë të votosh për atë parti. Edhe në Perëndim, ku profesionalizmi dhe pavarësia e mediave është shumë-shumë më e madhe, media të ndryshme përkrahin njërën apo partinë tjetër. Edhe në Perëndim mediat ndahen në media të djathta, të qendrës dhe të majta; në media publike dhe private; në media proqeveritare dhe kundërqeveritare; në media zyrtare, gjysëmzyrtare dhe jozyrtare. Mediat shqiptare nuk kanë si të bëjnë përjashtim. Por ajo që nuk është normale, është devalvimi i tyre moral dhe profesional që vjen jo aq nga varësia politike partiake sa nga zelli dhe servilizmi i vetë këtyre mediave. Në këtë drejtim, këto media janë bërë më shumë të varura se sa që u kërkohet zakonisht. Shpifja, fyerja, arroganca dhe histeria janë vetëm disa elemente që janë shpërfaqur dhe po shpërfaqen në faqet e këtyre mediave. Dhe shqiptarët që e kanë kaluar kaherë mesataren intelektuale dhe që njohin së paku edhe një gjuhë të huaj, jo vetëm që po mund ta dallojnë shpifjen, fyerjen, arrogancën dhe histerinë, po mund edhe vetë të mësojnë të vërtetën nga burime të ndryshme. Prandaj bezdia e tyre nga këto media është rritur shumë sa që ka kaluar në mosbesim ndaj tyre. Tirazhet e vogla të mediave të shkruara dhe shikueshmëria jo aq e madhe e mediave vizive, janë dëshmi e kësaj. Realisht asnjë media në Kosovë nuk mund të mbijetojë nga tregu, pa pasur burime të tjera financiare. Dhe në vend që për pasojë të ketë rritje të çmimit, disa media madje i kanë ulur ato në minimumin e tyre: sot gazeta “Lajm...” shitet për 10 cent, ashtu sikurse shitet edhe gazeta “Infopress”. Për t’u vetëmbajtur, një gazetë duhet të shitet 30 cent dhe me një tirazh prej 7000 – 10000 copë në ditë. Unë mund ta kuptoj se gazetën “Lajm...” e financon një bisnezmen i njohur dhe mik i Jelcinit, por si mund të mbijetojë një “Infopress” me çmim prej 10 centësh dhe me një tirazh të mjerë të shitjes? Këto pyetje edhe pse në dukje naive, tregojnë për arsyet e vërteta të gjendjes aktuale të këtyre mediave. Varësia shumë e madhe nga burime të ndryshme financiare dhe politike, për këtë arsye, ka bërë që bezdia e shqiptarëve të jetë shumë e madhe. Dhe këto media jo vetëm që nuk po informojnë objektivisht, por ato më tepër po dezinformojnë; në vend që të kultivojnë një kulturë debati që do të mund të ndikonte edhe në emancipimin politik e shoqëror të klasës politike dhe të segmenteve të ndryshme shqiptare, ato vetë janë çoroditur dhe po ndikojnë që të çoroditet edhe më klasa politike dhe segmentet e ndryshme shoqërore në Kosovë. Dhe ky është shërbimi më i keq që këto media janë duke ua bërë shqiptarëve dhe emancipimit të mëtutjeshëm politik e shoqëror. Me këtë rast nuk mund të flitet fare për intelektualizëm piublicitik, pasi që elementet tjera jogazetareske dhe joprofesionale po vihen shpesh mbi intelektualizmin publicitik. Gjatë këtyre viteve kemi parë njerëz edhe me grada shkencore deri në akademikë që kanë bërë tekste me stil të ulët dhe shpeshherë edhe banal, si dhe pa ndonjë përmbajtje konstruktive. Inatet personale dhe vetë personalizimi i çështjeve të ndryshme e ka devalvuar edhe më tej kulturën e debatit publik, duke dhunuar mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve kudo që janë. Prandaj ato refuzohen vazhdimisht nga shqiptarët. Prandaj tirazhi i këtyre mediave bie çdo ditë, ashtu siç bie edhe shikueshmëria e mediave vizive. Një element tjetër që ndikon në këtë gjendje është edhe fakti se këto media, pavarësisht se a thirren të djathta apo të majta, shpërfaqin një mendësi të njëjtë dhe një moral të ngjashëm njerëzor e shoqëror: shpifja, fyerja, arroganca dhe histeria psikopatologjike vihen në funksion të denigrimit individual të atyre që u drejtohen, duke plasuar kështu në publik krijime emocionale psikopatologjike, pa çarë kokën për bazën e munguar argumentuese dhe për bazën e munguar logjike. Kriza e besimit që ekziston në Kosovë në raport me mediat, e ka bazën tek te gjitha këto dhe elemente të tjera, sepse të gjitha këto kanë rënë ndesh edhe me nivelin e vetëdijes koletive të shqiptarëve, si dhe me horizontet e pritjes që shqiptarët kanë pasur në raport me këto media.
Faqja www.rexhepkastrati.blogspot.com në funksion të mendimit dhe mendësisë jokonformiste dhe jooportuniste, si dhe angazhim për një hapësirë jashtë ndikimeve politiko-partiake e klanore

Hapjen e faqes http://www.rexhepkastrati.blogspot.com/ dhe në përgjithësi funksionimin e saj duhet kuptuar pikërisht si përpjekje për të hapur një dritare të komunikimit të mirëfilltë medial, larg ndikimeve politiko-partiake dhe klanore, larg logjikës shpifëse, fyese dhe histerike. I irituar me gjendjen e mediave në Kosovë, me mungesën e profesionalizmit dhe të dobësive të tjera të tyre, por edhe në pamundësi për të themeluar një gazetë serioze ditore, hapjen e kësaj faqeje më tepër se sa si një mundësi komunikimi personal, e kam parë edhe si vendosmëri për të kontribuar edhe në këtë mënyrë në trasimin e mendimit pozitiv, të kultivimit të një debati konstruktiv dhe të shpërfaqjes së qasjeve të ndryshme për probleme të ndryshme shoqërore. Në anën tjetër, faqja http://www.rexhepkastrati.blogspot.com/ vjen pas një pune të vazhdueshme që e kam bërë në “Bota sot” dhe në http://www.trepca.net/w.trepca.net/ , të cilat fatkeqësisht janë mbyllur, në masë të madhe edhe për shkak të punës sime në to. Historia e largimit tim nga “Bota sot” tashmë është bërë e njohur për opinionin e gjerë, dhe që lidhet me pamundëlsinë për të punuar me Bajrush Morinën dhe Sylejman Aliun pas vrasjes së Bekim Kastratit, e të cilin para se të vritej fizikisht, këta dy e kanë vrarë moralisht dhe verbalisht me trajtimin shumë të keq që ia kanë bërë. Paraqitja ime në http://www.trepca.net/net/ është bërë i mundur falë mirëkuptimit të kolegëve që e kanë administruar këtë faqe, dhe të cilët jo njëherë janë ballafaquar me trysni të ndryshme pikërisht për shkak të shkrimeve të mia. Tashmë kur kjo faqe është mbyllur përkohësisht, unë vetëm mund t’i falenderoj gjithë ata djemë që e kanë themeluar http://www.trepca.netin/ dhe që kanë pasur mirësinë t’i botojnë shkrimet e mia, duke kontribuar jo vetëm në thyerjen e bllokadës që më është bërë që nga largimi nga “Bota sot”, por edhe në zhvillimet e përgjithshme politiko-shoqërore në Kosovë. Hapja e faqes tjetër: http://www.rugova.net/ që në kohë përputhej me mbylljen e http://www.trepca.net/ ishte një ngjarje tjetër. Ftesës për bashkëpunim që më është bërë nga Ukë Bela iu përgjigja pa paragjykim, duke e konsideruar si çdo faqe tjetër shqiptare. Mirëpo, kur mora vesh se Ukë Bela mund të mos ishte Ukë Bela, por mund të ishte Naser Rugova, më shtyri të mendoj se përse ky njeri nuk shfaqet me emrin e tij, por me tjetër emër, duke më bërë që t’i kem rezervat e mia. Si njeri që kurrë nuk ka shkruar me pseudonime, unë nuk mund ta shihja me sy të mirë fshehjen e njerëzve mbrapa emrave apo nofkave të ndryshme, sepse këtë e bëjnë zakonisht njerëzit pa identitet të tyre apo edhe frikacakë, si dhe njerëz që ngaqë e dijnë se shpifin, nuk duan dhe nuk guxojnë të dalin hapur të qëndrojnë mbrapa atyre që thonë apo që shkruajnë. Edhe pse nuk është në natyrën time që të shpif, gjë që e ka dëshmuar puna ime e gjertanishme që nga fillimi i vioteve ’90 e deri më sot, unë kam qenë çdo herë i hapur për t’u ballafaquar me kundërargumentet, duke mos e quajtur dobësi pranimin e të vërtetës që mund të jetë ndryshe nga e imja. Për mua nuk ka rëndësi a kam të drejtë unë apo dikush tjetër, por që të dalë në shesh e vërteta dhe të sqarohen të gjitha problemet që janë në Kosovë si hap i parë kah zgjidhja e tyre. Askush nuk ka monopol mbi të vërtetën, dhe është gjë njerëzore edhe të gabosh, por është e pafalshme dhe mjerim që të mos guxosh të dalësh me emrin tënd. Kjo ka qenë dhe ka mbetur motoja ime, pavarësisht nga çmimi që kërkon kjo të paguaj. Në asnjë prej qindra shkrimeve që kam bërë brenda 16-17 viteve që merrem me letërsi, eseistikë e publicitikë, e as në asnjë prej katër librave që kam botuar nuk kam shtuar apo ndajshtuar ndonjë pseudonim karshi emrit tim, sepse të gjitha i kam bërë me përgjegjësi të madhe morale, profesionale dhe shoqërore dhe me mburrje qëndroj mbrapa atyre që kam shkruar. Për mua, më shumë se sa me parti, klane apo individë të ndryshëm, është me rëndësi që të jem me popullin pjesë e të cilit jam. Kjo ka qenë motoja ime tjetër që më ka udhëhequr në angazhimin tim publik. Të gjitha këto jam munduar t’i bëj edhe moto të faqes http://www.rexhepkastrati.blogspot.com/, duke provuar kështu që të sendërtoj një hapësirë në të cilën lexuesit shqiptarë të kenë mundësi të gjejnë të vërtetën dhe konstruktivitetin që u mungon në masë të madhe mediave të tjera qofshin këto të shkruara apo elektronike. Dhe në këtë drejtim, kjo faqe ka arritur që për një kohë të shkurtër të bëhet një nga faqet më të lexuara në internet. Një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur kjo faqe në amortizimin e tendencave destruktive në Kosovë, sidomos pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, e që ka qenë angazhim që bartej nga angazhimi sistematik në http://www.trepca.net/ .

Demaskimi i tendencave personalizuese, jodemokratike në radhët e LDK-së, dhe në kundërshtim me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës, pavarësisht se a kanë ardhur nga krahu i mr. Eqrem Kryeziut apo nga ai i akademik Dacit, dëshmi se kjo faqe ka politikën e saj redaktuese, ka pavarësinë nga ndikimet politiko-partiake dhe klanore, si dhe ka përgjegjësinë e lartë morale e profesionale

Brenda kësaj kohe, faqja www.rexhepkastrati.blogspot.com ka arritur të demaskojë amoralitetin politik të të gjithë atyre që situatën e krijuar pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, provuan dhe po provojnë që ta përdorin për pozicionime personale dhe për përfitime personale. Në mënyrë shumë konkrete, të qartë dhe serioze, faqja www.rexhepkastrati.blogspot.com ka denoncuar shkarkimin arbitrar dhe arrogant të akademik Dacit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por edhe personalizimin e skajshëm që akademik Daci ia ka bërë këtij akti arrogant. Me një qasje serioze dhe me një qëndrim shumë të prerë, larg ndkimeve partiake, klanore dhe të natyrave të tjera, kam kritikuar mr. Eqrem Kryeziun për mënyrën e shkarkimit të akademik Dacit, kritikë që u kuptua nga Gecët e Llaushës, Bajrush Morinët e Gexhës, Albatros Rexhajt e Korishës dhe të tjerë si një përkrahje e pakushtëzuar dhe e parezervë për akademik Dacin. Dhe pikërisht nga ky iluzion, këta dhe të tjerë iu larguan mr. Eqrem Kryeziut dhe iu bashkuan akademik Dacit, me idenë se me këtë të fundit është fitorja. Në një situatë të tillë, që në fillim unë i sugjerova akademik Dacit që të kishte kujdes nga miqtë e deridjeshëm të mr. Eqrem Kryeziut, sepse asnjëri prej tyre nuk e ka hallin e tij, por se si t’i ngjiten dhe të përfitojnë nga fitorja eventuale e tij në garën për kryetar të LDK-së. Edhe pse ky sugjerim iu bë me gojë nëpërmjet Sefer Rexhajt nga Korisha, eksponentit të tij në Prizren, akademik Daci bëri veshin të shurdhër dhe vazhdoi ashtu edhe siç vazhdoi: për herë të parë ndodhi që dhuna politike të ushtrohet brenda LDK-së dhe kjo pikërisht nga Gecët e Llaushës, të cilët atë që e kam konsideruar incident ndërmjet tyre dhe Fatmir Rexhepit gjatë vitit 2004, tashmë e bënë edhe praktikë të veprimit politik. Në anën tjetër, implikimi i njerëzve të tjerë të Ramë Marajt dhe rreshtimi i tyre në krah të akademik Dacit, e bëri edhe më të panatyrshëm dhe heterogjen grupin e njerëzve të akademik Dacit: në të njëjtën anë u gjendën Gecët e Llaushës dhe kryetari i FR të LDK-së Sejdë Tolaj, kundër të cilit kishin mbledhë shumë nënshkrime pikërisht Gecët e Llaushës dhe atë vetëm pse ky i fundit kishte pasur kurajon që të deklarohej kundër shkarkimit të akademik Dacit; në të njëjtin krah u gjendën Gecët e Llaushës dhe Melihate Tërmkolli, për të cilën Gani Geci m’i ka thënë njëqind mijë të zeza, pasi mua më quajti këlysh të Ramë Marajt; në të njëjtin krah u gjendën edhe disa miq të tjerë të mr. Eqrem Kryeziut, ndër të cilët edhe Adem Salihaj. Dhe gjithë këta njerëz, shumica prej të cilëve edhe miq të mr. Eqrem Kryeziu, derisa nuk u mendua se ky kishte marrë fund, iu kishin qepur akademik Dacit me idenë e vetme se do të jetë kryetar partie dhe do t’u mundësojë këtyre poste partiake dhe shtetërore, apo edhe rikthim i posteve që kishin pasur. Tashmë është bërë publike dëshira e Gecëve të Llaushës që Fadil Geci të bëhej ministër i Punëve të Brendshme, në ç’drejim kishin arritur të merrnin edhe “pëlqimin” e 19 degëve të LDK-së. Të gjitha këto dhe fryma aspak demokratike që e imponuan gjatë fushatës së brendshme zgjedhore në LDK, përfundimisht bën që unë ta ndërpreja përkrahjen për akademik Dacin, duke heshtur për muaj të tërë. Arsyet se përse heshta gjatë këtyre muajve, edhe pse kam pasur kërkesa nga shqiptarët, sidomos nga mërgata shqiptare që të mos heshti, kanë pasur lidhje pikërisht me pakënaqësinë time me shtabin zgjedhor të akademik Dacit; me mënyrën e mbrapshtë të fushatës zgjedhore që bënte akademik Daci dhe njerëzit e tij, mënyrë që ishte në kundërshtim edhe me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës si dhe me praktikën politike të LDK-së; me peroptencën dhe arrogancën e akademik Dacit dhe të njerëzve të tij, të cilët zgjodhën mediat e njohura si kundërldk dhe kundërrugovë për të shpalosur inatin dhe mllefin ndaj mr. Eqrem Kryziut, nepotizmi apo akraballëku që vërehej në masë të madhe në grupin e njerëzve të akademik Dacit (të rikujtoj me këtë rast faktin se Gecët e Llaushës, sidomos Ganiu ishte dhe është shok me Bajrush Morinën e Gexhës, kurse ky i fundit ishte dhe është shok me Albatros Rexhajn e Korishës, kurse ky i fundit kushuri shumë i afërt me Sefer Rexhajn e Korishës, biznesmenin e njohur jo vetëm në Prizren dhe eksponent kryesor i akademik Dacit në Prizren. Në anën tjetër Gecët e Llaushës ishin dhe janë miq me Hysen Gërvallën, kryetarin e degës së LDK-së në Zvicër, kurse ky i fundit vëlla i Avdyl Gërvallës, shokut të botuesit të “Botës sot”, Xhevdet Mazrekaj.); implikimi edhe i njerëzve të tjerë të Ramë Marajt krah akademik Dacit; themelimi i një “Reforme”, e cila në opinion kuptohej si një kryesi paralele e LDK-së si dhe si bërthamë e një partie të re që do të mund ta krijonin njerëzit e akademik Dacit, e që ishin arsye që më bënë të mos vazhdoja ta përkrahja më akademikun. Në anën tjetër, e konsideroja të padenjë grupin e mr. Eqrem Kryeziut për të pasur si kundërpeshë përkrahjen time. Në këto rrethana, unë e bisedova me disa miq edhe mundësinë që t’i bënim thirrje akademik Rexhep Ismajlit që të pranonte të hynte në garë për kryetar partie, pasi që kishte qenë mik i hershëm i dr. Ibrahim Rugovës dhe njeri i profilit të njëjtë apo të afërt intelektual me të dr. Ibrahim Rugovës. Mirëpo, përvoja e hidhur me akademikë të inkuadruar në politikë, bëri që të kisha dyshime për mundësinë e skusesit të akademik Rexhep Ismajlit. Të kujtojmë me këtë rast se angazhimi i akademik Rexhep Qosjes në politikë nuk solli ndonjë të mirë, përkundrazi solli shumë probleme dhe dështimin e tij, ashtu siç kishte ndodhur edhe me vetë akademik Dacin, i cili, po ashtu, me kohë tregoi se do të sillte vetëm probleme në politikën shqiptare dhe dështimin e tij. Në një situatë të tillë, edhe dyshimi për një dështim të mundshëm të akademik Rexhep Ismajlit në angazhimin politik, edhe po qe se do të pranonte të angazhohej, ishte shumë i madh. Prandaj, konsiderova që ishte më e drejtë që t’i lija të dy palët: grupin e akademik Dacit dhe grupin e mr. Eqrem Kryeziut që të ballafaqoheshin me njëri-tjetrin dhe të ishte Kuvendi ai që do të përcaktonte fituesin, duke e konsideruar si legjitim dhe të pakontestueshëm votën e delegatëve të Kuvendit të LDK-së. Me fjalë të tjera, për mua do të ishte i pranueshëm secili nga kandidatët që do të fitonte votat e shumicës së delegatëve në Kuvend, e që Statuti i LDK-së e cilësonte si shumicë të thjeshtë me 50% + 1. Mirëpo, me kalimin e kohës, shtoheshin gjithnjë e më shumë informacionet dhe shqetësimet për përdorimin e metodave jodemokratike, bile edhe e dhunës, e trysnive të ndryshme qoftë gjatë zgjedhjeve në kuvendet e nëndegëve, qoftë edhe gjatë zgjedhjeve në kuvendet e degëve të LDK, pak ditë para Kuvendit të LDK-së më 9 dhjetor, e theva heshtjen duke u bërë thirrje delegatëve që të mos votonin nën peshën e trysnive të ndryshme, edhe pse një pjesë e tyre ishin bërë delegatë falë këtyre trysnive, dhe të votonin me vullnetin e tyre të lirë dhe për kandidatin që parapëlqenin realisht. Dhe kjo nuk ishte thirrje që të votohet pro njërit apo kundër tjetrit, por që të votohej në mënyrë të tillë që kryetari i ardhshëm i LDK-së të ishte ai që realisht e kishte përkrahjen e së paku 50% + 1 të delegatëve të këtij Kuvendi. Shqetësimi im u rrit kur akademik Daci me njerëzit e tij, në stilin dhe mendësinë e kundërt me të dr. Ibrahim Rugovës dhe të filozofisë së tij, para mbajtjes së Kuvendit të LDK-së kishte filluar festimet për fitoren e pritshme të tyre, kurse gazeta e Ramë Marajt, Ilira Post, paralajmëronte fitoren e akademik Dacit me 179 vota pro tij. Këto ishin argumente publike që provonin se njerëzit e akademik Dacit, miqtë e djeshëm të mr. Eqrem Kryeizut e kishin kryer punën e tyre, kurse vetë Kuvendi ishte vetëm formal. Në këtë situatë, prapë e theva heshtjen dhe iu drejtova akademik Dacit me thirrjen që të hiqte dorë nga metodat e këtilla, pasi që me e mirë është një humbje eventuale sot dhe një fitore nesër, se sa një fitore e dhunshme dhe me mënyra aspak demokratike. Tashmë ishin shuar të gjithë argumentet për të shikuar nga korrneri se çka po bëjnë lojtarët në fushë, sepse ishte e qartë se akademik Daci dhe njerëzit e tij e kërkonin një fitore me çdo çmim, e nëse nuk ndodhte kjo, atëherë të bënin gjithçka që ta rrënonin LDK-në. Kjo u pa qartë kur “propjekti Daci” pësoi disfatë jo me 50% + 1, por me mbi 60% të votave. Në rrethana të tilla, angazhimi im dhe i faqes www.rexhepkastrati.blogspot.com ishte që të demaskohej gjithë kjo histeri dhe kjo psikopatologji që shfaqej nga njerëzit e akademik Dacit. Faqja www.rexhepkastrati.blogspot.com, përsëri u bë prijatare e mendimit jokonformist dhe jooportunist, duke vënë në shënjestër gjithë ata që më shumë se sa uniteti dhe stabiliteti i LDK-së, u interesojnë përfitimet e tyre personale. Dhe këta njerëz që deri dje çirreshin në emër të LDK-së dhe të dr. Ibrahim Rugovës, nuk e kanë për gjë që pa fije turpi dhe morali politik të provojnë t’ia vëjnë shqelmin kësaj partie dhe filozofisë politike të dr. Ibrahim Rugovës. Nuk zgjodhën mënyra dhe vende se si dhe ku ta bëjnë këtë, pa u kujtuar se dilnin sheshit si kuaj Troje që përdoreshin nga mediat e ndryshme kundërldk dhe kundërrugovë. Tashmë ishte e qartë për të gjithë, edhe për ata 160 delegatë që kishin votuar për akademik Dacin, se njeriu për të cilin kishin votuar e paska pasur hallin e hakmarrjes personale dhe të intatit personal se sa të partisë. Vetë njerëzit e akademik Dacit, duke e parë si vetëvrasje politike daljen nga LDK-ja, filluan në mënyra të ndryshme që të provojnë të afrohen me krahun e mr. Eqrem Kryeziut, kurse disa të tjerë që nuk e shihnin të mundur këtë, filluan të bëjnë biseda të fshehta me eksponentë të partive të ndryshme politike, përfshirë edhe “Orën” e Veton Surroit. Në rrethana të tilla, nëpërmjet faqes www.rexhepkastrati.blogspot.com u vura kundër këtyre tendencave, duke konsideruar se nuk është ndonjë hata nëse akademik Daci del nga LDK-ja, përkundrazi do të ishte një ndihmesë në profilizimin e saj politik, edhe pse e kisha dhe vazhdoj ta kem bindjen se janë pikërisht Gecët e Llaushës, Bajrush Morinët e Gexhës, Albatros Rexhajt e Korishës, Melihate Tërmkolli e Alush Gashi nuk do t’i bashkohen akademikut në rrugën e tij të djalit plangprishës, i cili ka paralajmëruar rkthimin në parti ende pa u larguar nga ajo. Në të vërtetë, kërcënimi banal se ka vota për ta rrëzuar qeverinë, përkatësisht për ndryshime në institucione, ishte vetëm një klithmë dëshpëruese, apo një përpjekje për të frikësuar arushën me shoshë, pasi që votat nuk i ka as opozita që i numrin mbi 40 deputetë. A guxon akademik Daci që votat që mund t’i ketë krah t’ia bashkojë opozitës që me ngulm po kërkon shkarkimin e qeverisë, mbetet të shihet, por një situatë të tillë do ta bënte humbësin përfundimtar edhe politik edhe moral dhe që përfundimisht do ta çonte te shtëpia, ashtu siç është bërë edhe me akademik Rexhep Qosjen.

Faqja www.rexhepkastrati.blogspot.com, e hapur për të gjithë ata që të vërtetën dhe ineteresin e përgjithshëm i kanë parime të tyre, por edhe për ata që kanë argumente kundër shkrimeve që botohen në këtë faqe

Si do qo të jetë, faqja www.rexhepkastrati.blogspot.com do të jetë vazhdimisht e angazhuar që të vazhdojë edhe më tej emancipin politik dhe shoqërore, në radhë të parë, të klasës politike, si dhe do të jetë në funksion të konstruktivitetit, pozitiviteti dhe interesit të përgjithshëm politiko-shoqëror, pavarësisht nga sifdat me të cilat do të ballafaqohet, duke pasur parasysh dy motot e lartpërmednura: 1. askush nuk ka monopol mbi të vërtetën, dhe është gjë njerëzore edhe të gabosh, por është e pafalshme dhe mjerim që të mos guxosh të dalësh me emrin tënd; 2. për mua, më shumë se sa me parti, klane apo individë të ndryshëm, është me rëndësi që të jem me popullin pjesë e të cilit jam, duke përfillur parimin e intelektualizmit publicitik si parim që ka të bëj me stilin e të thënit të të vërtetës. Natyrisht se kjo faqe do të jetë e hapur për të gjithë ata që duan të thonë të vërtetën, që ngrihen mbi ndikimet politiko-partiake, klanore etj., që kanë një nivel të intelektualizmit publicitik që nuk është fyes për intelektin kolktiv të shqiptarëve, por edhe ndaj atyre që mednojnë se kanë argumente të kundërta lidhur me gjithçka që shkruhet në këtë faqe.

22 dhjetor 2006

REALITETE DHE SFIDA PËR KRYESINË E RE TË LDK-SË


KRYESIA E RE E LDK-SË, MË SHUMË SE SA SHANTAZHEVE TË ZEVZEKËVE TË AKADEMIK DACIT, DUHET T’I KUSHTOJË KUJDES KARRIERISTËVE, INTERESXHINJVE DHE ATYRE QË VRAPOJNË PAS FITIMTARËVE

LDK-ja kaloi suksesshëm edhe një fazë të profilizimit të saj si parti, si dhe të tejkalimit të situatës pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës. Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së, që pëmbylli kompletimin e organeve udhëheqëse të saj, ishte sprova e fundit në këtë fazë të profilizimit të saj, si dhe të vendosmërisë për të mos rënë në letargjinë politike që ia ndollën shumë dashkeqas dhe shumë njerëz dhe struktura që kishin dhe vazhdojnë ta kenë për qëllim rrënimin politik të filozofisë politike të dr. Ibrahim Rugovës dhe të vetë LDK-së. Këtë sukses të kësaj faze nuk e zbeh fakti se disa individë që janë mbledhur rreth akademik Dacit kanë paralajmëruar edhe mundësinë që të dalin nga LDK-ja, sepse vetë dalja e tyre do të ishte një ndihmesë në profilizimin e kësaj partie.

Shkruan: Rexhep KASTRATI

Shndërrimi i LDK-së nga një lëvizje politike që udhëhoqi në mënyrë shumë të mirë procesin politik të ngritjes politiko-juridike të Kosovës nga një rajon me autonomi të mohuar në një vend kandidat për të qenë shtet i pavarur, në një parti e cila do të veprojë në kushte dhe rrethana të reja, gjithnjë duke e ruajtur identitetin e saj që lidhet me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës, është një ndër sfidat themelore me të cilat është ballafaquar kjo parti që nga vendosja e Kosovës nën një administrim ndërkombëtar e këndej. Pati struktura që lidhen kryesisht me linjën e Tiranës/Kretës dhe me atë udbasho-jugosllavokomuniste që në vazhdimësi provuan, e këtyre ditëve pak më tepër, që ta ngatërrojnë LDK-në në sfidën e saj të profilizimit të saj, dhe në vend të profilizimit të bëhet dobësimi dhe rrënimi politik i saj. Në këtë kontekst, që me daljen e grupit të Hydajet Hysenit nga LDK-ja dhe me këmbënguljen e këtij grupi se ai përfaqësonte LDK-në legjitime, e jo ajo që kishte në krye të saj dr. Ibrahim Rugovën, njerëz të linjës udbasho-jugosllavokomuniste e kanë filluar zhurmën e tyre të shkatërrimit të LDK-së. Dalja e njerëzve nga LDK-ja, për asrye ndër më të ndryshmet, e që ishte hapërim drejt profilizimit të saj si parti politike, nga njerëz të linjës udbasho-jugosllavokomuniste u interpretua si përçarje, si ndarje e kështu me radhë, ashtu siç po ndodh edhe tash me grupin shumë heterogjen të njerëzve të afruar rreth akademik Dacit. Mirëpo, koha ka treguar se populli ka ditur ta identifikojë LDK-në dhe atë jo vetëm nëpërmjet emrit dhe simboleve të saj partiake, por kryesisht nëpërmjet dr. Ibrahim Rugovës dhe filozofisë së tij politike. Dhe përkrahja e popullit për LDK-në është mbështetur pikërisht në filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës, e cila tashmë ishte bërë pjesë e filzofisë politike të këtij populli, si dhe identitet aktual politik i tij. Për këtë arsye, njerëz pa kurrfarë pedigreje nacionale, politike e demokratike, e për më tepër me pedigre të shërbimeve të ndryshme sekrete që kishin marrë përsipër që ta dëmtonin LDK-në, për të krijuar terrenin e ngritjes së tyre politike, iu turrën dr. Ibrahim Rugovës dhe filozofisë së tij. Përkundër karakterit jopolemik të vetë dr. Ibrahim Rugovës dhe të filozofisë së tij politike dhe përkundër injorimit të gjithë asaj fushate kundër tij, këta mjeranë dhe mercenarë moralë e politikë nuk arritën kurrë që të kenë as suksesin më të pakët. Paraqitja e daljes së njerëzve të caktuar nga LDK-ja si përçarje, ndarje e dobësim të LDK-së, mori vazhdimisht ndëshkimin e popullit. Dhe kjo përfaqësonte dështimin e gjithë angazhimeve për rrënimin e dr. Ibrahim Rugovës dhe të filozofisë së tij politike, e bashkë me këta, edhe të vetë LDK-së.

Vdekja e dr. Ibrahim Rugovës, ndërkaq, u konsiderua edhe si fund i LDK-së, pasi që pseudoanalistë që i stisin tekstet e tyre sipas porosisë, apo sipas atyre që i paguajnë, thoshin se këtë parti e mbante të bashkuar vetëm udhëheqësi i saj historik. Ndërkohë ndodhi e kundërta, pasi që sfida e parë me të cilën u ballafaqua LDK-ja, e që ishte zgjedhja e pasuesit të dr. Ibrahim Rugovës në krye të Kosovës u bë pa kurrfarë problemi. Zgjedhja e Fatmir Sejdiut kryetar i Kosovës ishte sprova e parë serioze se kjo parti do të vazhdonte të ishte partia kryesore që do ta udhëhiqte procesin politik në Kosovë. Sfida e radhës, ajo e ballafaqimit të partisë me individin bartës të funksionit shtetëror, ishte një sfidë që fillimisht e kuptova si sfidë e vendosjes së autoritetit të partisë mbi individin, ishte ajo e shkarkimit arbitrar të akademik Dacit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por që u pa se përveç kësaj, kishte të bënte edhe me një luftë personale ndërmjet akademik Dacit dhe njeriut tashmë të parë të LDK-së, mr. Eqrem Kryeziut, ishte sfida më e vështirë që e kaloi LDK-ja pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës. Shkarkimi i akademik Dacit nga posti i kryetarit të Kuvendit ishte i nevojshëm për shkak të devijimit të theksuar nga filozofia politike e dr. Ibrahim Rugovës dhe të afrimit të tij me Hashim Thaçin, e rrjedhimisht edhe me injorimin që ua bënte strukturave partiake që e kishin emëruar në postin e të parit të Kuvendit të Kosovës, si dhe për shkak të grindjeve dhe raporteve të acaruara kryesisht me UNMIK-un. Mirëpo, ajo që bëri që unë e bashkë me mua edhe disa të tjerë të mos e tumirnim këtë shkarkim ishte intenca e mr. Eqrem Kryeziut që të shkelte edhe procedurat statutore partiake, edhe ato kuvendore dhe të bënte një hakmarrje për shkak të përjashtimit dhe të diferencimit që i ishte bërë atij në ceremoninë e varrimit të dr. Ibrahim Rugovës. Si mbështetës i hershëm i filozofisë së dr. Ibrahim Rugovës, unë nuk mund të tumirja një veprim që përveç një mbështetjeje reale në arsye të qëndrueshme, kishte brenda edhe inatin personal dhe në përgjithësi personalizimin e çështjeve të caktuara. Së këndejmi, pozicionimi pro akademik Dacit ishte në të vërtet pozicionim kundër personalizimit të çështjeve jopersonale, dhe kundër reflektimit të personalizimeve të tilla në zhvillimet brendapartiake dhe insitucionale në Kosovë. Ajo që nuk më pëlqente në atë kohë ishte zelli me të cilin individët e ndryshëm ishin vënë në krah të mr. Eqrem Kryeziut për shkarkimin e akademik Dacit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Përkundër një mbrojtjeje fanatike, por aspak parimore, racionale dhe shumë herë me argumentime, logjikë dhe shprehje të ulëta, ndër të cilët duhet dalluar atë të Fadil Gecit dhe të Besa Gaxherrit, që akademik Dacit iu bë vetëm pak ditë më parë, ishin po të njëjtit që njëzëri votuan pro shkarkimit të tij. Me këtë rast nuk ishte shqetësues vetë akti i shkarkimit, sa ishte kredoja morale e njerëzve të caktuar dhe një autoritarizëm arrogant që mundohej ta vendoste mr. Eqrem Kryeziu. Kjo ishte një arsye tjetër e pozicionimit tim pro akademik Dacit, pozicionim i cili solli disa efekte të dëmshme anësore: njerëz besnikë të mr. Eqrem Kryeziut dhe miq të tij personalë, brenda natës u bënë njerëz të afërt të akademik Dacit. Afrimi i Gecëve të Llaushës, i shokut të tyre, Bajrush Morina dhe të krijesës së tij mediale, Albatros Rexhaj, afrimi i Adem Salihajt i Berim Ramosajt, e pak më vonë edhe i Melihate Tërmkollit, jepte shenjat se ish-kryetari Kuvendit të Kosovës bëhej pikëmbështetje, pikëshprese dhe ID e re politike njerëzve, strukturave dhe qarqeve që mbi të gjitha kishin ambicet personale për pushtet, ambicet për ruajtjen e pushtetit dhe të rkithimit të pushtetit. Në shpërfaqjet e tyre publike, shumica e këtyre njerëzve, përfshirë edhe vetë akademik Dacin, derdhën një dozë të madhe të mllefit personal kryesisht në mr. Eqrem Kryeziun. Dhe me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë vihej në pah pikërisht inati personal dhe dëshira patologjike për hakmarrje. Në një situatë të tillë, unë nuk mund të vazhdoja të mbështesja akademik Dacin, apo mbështetjen time ta lidhja me korigjimin eventual të atyre tri gabimeve që i kam theksuar edhe më herët: distancimin nga Gecët e Llaushës, nga Bajrush Morinët e Gexhës, nga Albatros Rexhajt e Korishës e kështu me radhë, të ndryshonte raportet me strukturat organizative të LDK-së, si dhe të hiqte dorë nga personalizimi i konfliktit me mr. Eqrem Kryeziun. Dhe akademik Daci nuk e bëri asnjërën, as tjetrën: Gecët jo që nuk i largoi, por në një farë mënyre i bëri pararojën e tij, ndaj strukturave organizative të LDK-së vazhdoi të kishte qëndrim injorues, e në raste të caktuara edhe imponues, kurse personalizimin e konfliktit me mr. Eqrem Kryeziun e vinte në dukje çdo ditë e më shumë.

Kjo ishte një situatë shumë e përshtatshme për mediat kundërldk dhe kudnërrugovë, siç janë “Epoka e re”, “Express”, “Infopress” etj., të cilat u bënë zëdhënëse të njerëzve të akademik Dacit dhe jo vetëm të tij. Shihej hapur se këta njerëz instrumentalizoheshin në mënyrë perfide nga të gjithë ato media që në vazhdimësi kishin mbajtur të ndezur flakët me të cilat synonin ta digjnin dr. Ibrahim Rugovën dhe filozofinë politike të tij. Ishte shumë tragjike për këta njerëz që në faqet e “Epokës së re”, të “Expressit”, të “Kohës ditore” e të ndonjë mediumi të ngjashëm bënin prorugovistin dhe avokatin e dr. Ibrahim Rugovës. Por, inati personal që këta njerëz kishin me mr. Eqrem Kryeziun nuk i shtynte të mendonin se çfarë interesi kishin këto media që në vazhdimësi kishin bërë luftë mediale kundër dr. Ibrahim Rugovës, por edhe kundër vetë akademik Dacit dhe të tjerëve rreth tij, në moment të bëhen avokate të atyre që pretendonin se ishin prorugovë. Ata nuk e kuptonin se po përdoreshin nga këto media për t’i fryrë zjarrit dhe për ta bërë realitet dobësimin apo edhe vetë rrënimin e LDK-së. Pamjet e turpshme që u panë më 9 dhjetor janë pikërisht pasojë e acarimit që erdhi edhe si pasojë e acarimit medial që e bënë nëpërmjet këtyre njerëzve pikërisht këto media.

Ana pozitive e gjithë kësaj ishte se njerëzit e akademik Dacit, përfshirë edhe vetë atë, e nxorën veten në dritën e vërtetë: për ta asgjë nuk ishte më e rëndësishme se sa hakmarrja personale ndaj mr. Eqrem Kryeziut, edhe nëse për këtë duhej përdorur edhe dajaku. Strukturat organizative të LDK-së patën mundësi që përpara të shohin se me çfarë njerëz kishin të bënin. Prandaj, akademik Dacit i munguan votat më 9 dhjetor, për çka bëri qaramanin në disa media të Kosovës. Njerëzit mund të mos e shinin me sy të mirë mënyrën e shkarkimit të akademik Dacit, por njëkohësisht nuk mund të pajtoheshin edhe me mënyrat se si akademik Daci synonte të vinte në krye të LDK-së, e më së paku t’i mundësonin atij hakmarrje personale. Të gjithë e kishin vërejtur se po ato media që i kishin dhënë hapësirë të madhe mr. Eqrem Kryeziut në kohën e shkarkimit të akademik Dacit, tash i jepnin hapësirë shumë herë më të madhe këtij të fundit për të shpalosur veteveten e palua mbrapa titullit akademik dhe mbrapa viktimës. Prandaj akademikut nuk i munguan vetëm 27 vota, për çka edhe ankohej, por më tepër se kaq: i mungonte fitorja që i iku nga duart. Zhvillimet më 9 dhjetor ishin vetëm përfundim logjik i gjithë asaj që kishte bërë keq akademik Daci, e në mënyrë të veçantë edhe për shkak të suitës që kishte dhe për shkak të pararojës që kishte. Dhe në vend se humbja e garës për kryetar partie ta bënte të shihte më me kthjelltësi gabimet që kishte bërë gjatë garës, kjo humbje ia kishte errësuar edhe më tepër pamjen e vërtetë që kishte sjellë mossuksesin e tij në këtë garë: thuajse në të njëjtën kohë kur “Express-i” i Baton Haxhiut e “gradonte” me titullin kont Gani Gecin, akademik Daci fliste me elozhe për ta, edhe pse po këta Gecë kishin përdorur hapur grushtat kundër njerëzve të caktuar qofshin të LDK-së apo jashtë saj. Konti i Llaushës, siç e quajti “Express-i” i Baton Haxhiut, Gani Geci, në të vërtetë do të ishte më mirë të quhej konti i Baton Haxhiut, sepse as LDK-ja, e as populli nuk e kanë ndier veten të nderuar me sjelljet e tij në Kuvendin e LDK-së. Vetëm akademik Daci duket se e ndiente veten të nderuar derisa fliste me një pietet të tillë për Gecët e Llaushës.

Fushata mediaktike kundërldk, është e qartë se kishte dhe ka të bëjë me qëllimet e hershme të atyre mediave dhe të të tjerëve që qëndrojnë mbrapa tyre për rrënimin e filozofisë politike të dr. Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së si bartëse të saj, por implikimi në këtë synim kundërrugovë dhe kundërldk edhe i njerëzve të akademik Dacit, është më tepër se komprometuese. Është kështu për faktin se tashmë është e qartë për të gjithë se akademik Daci dhe vetë njerëzit e tij po përdoren si kuaj Troje për të bërë punën e të tjerëve. Këtë tashmë e kanë të qartë të gjithë, ndoshta edhe vetë ata, por duket se ose u pëlqen kështu, ose nuk dijnë si të tërhiqen, pasi që rruga në të cilën kanë hyrë, është e qartë se do t’i çojë në humbje përfundimtare. Këtë nuk e ndryshon as fakti se tashmë këta njerëz janë duke bërë një trysni mbi struktura të ndryshme t LDK-së për t’i detyruar që të bashkohen në aktin e ikjes eventuale të tyre.

Kryesia e LDK-së, në anën tjetër, si organ drejtues dhe menaxherial i saj, nuk duhet të shqetësohet fort për mundësinë e daljes së akademikut nga LDK-ja, edhe pse unë realisht nuk e besoj, pasi që jashtë LDK-së, vetë akademik Daci dhe njerëzit e tij mbesin pa identitet politik, por më tepër se kaq, duhet të ketë kujdes nga njerëz që janë duke bërë përpjekje që përsëri t’i kacaviren në qafë Fatmir Sejdiut dhe vetë mr. Eqrem Kryeziut. Është e qartë se Gecët e Llaushës nuk do të dalin nga LDK-ja, por do të bëjnë gjithçka që të afrohen me Fatmir Sejdiun, ashtu siç do të veprojnë edhe bajrush morinët, albatros rexhajt, por edhe njerëz të ndryshëm të Ramë Marajt. Tash për tash rreziku më i madh për LDK-në do të jenë pikërisht njerëzit që vrapojnë pas fitimtarit, sepse njerëzit e tillë nuk kanë moral politik, për të mos thënë edhe moral njerëzor. Një sfidë tjetër është edhe mbajtja nën kontroll e njerëzve të caktuar, të cilët do të mund të kërkonin të ruanin ose të përfitonin privilegje duke kërcënuar se në të kundërtën do të kalojnë në grupin e akademik Dacit. Nëse nuk do të ketë një kontroll ndaj këtyre njerëzve, atëherë kjo Kryesi do të mund të humb edhe kontrollin mbi partinë, ose do të jetë e shantazhuar nga brenda. Një sfidë tjetër për Kryesinë e LDK-së është edhe ruajtja nga diversionet e ndryshme që do të mund të bënin mbi LDK-në po ata individë dhe struktura jashtë LDK-së që janë duke bërë këtë diversion që disa vite. Suksesi i kësaj Kryesie lidhet edhe me aftësinë që t’u dalë në ndihmë strukturave lokale organizative të partisë, të cilat janë vënë dhe po vihen në pozita të ballfaqimit me lloj-lloj shantazhi, kërcënimi etj. Nga njerëz të akademik Dacit për të kaluar në krahun e tyre nëse eventualisht do të guxojnë të braktisin radhët e LDK-së. Të gjitha këto janë vetëm disa nga sfidat me të cilat do të ballafaqohet Kryesia e re e LDK-së në punën e saj në vijim, pa mohuarkëtu edhe rëndësinë që ka qëndrimi i saj ndaj aleatëve partiakë dhe jashtëpartiakë, e sidomos me mendimin konstruktiv që shfaqet publikisht ose jopublikisht, mendime që lidhen me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës dhe të vetë konstruktivitetit të kësaj Kryesie.

15 dhjetor 2006

FUNDI I ILUZIONEVE POLITIKE

ATA QË AKADEMIK DACIN E SHNDËRRUAN NË HUMBËS
MË 9 DHJETOR, DO TA SHTYJNË TË PËSOJË EDHE HUMBJEN MORALE DHE TË PËRHERSHME POLITIKE

Pas Kuvendit të 9 dhjetorit, njerëzit e rreshtuar kah akademik Daci me besimin se ai do të jetë kryetar i ardshëm i LDK-së, tashmë kur nuk është bërë, po çirren me një histeri psikopatologjike, e cila do t’u kishte hije njerëzve të partive të tjera, e jo njerëzve të LDK-së. Logjika eskatologjike, sipas të cilës nëse nuk është Daci kryetar partie, apo nëse nuk bëhet si thonë njerëzit e tij zevezek, do të dobësohet LDK-ja do të shkatërrohet e ku ta di unë, është logjike shumë e dëmshme për shëndetin shpirtëror dhe fizik të vetë atyre që po e shpërfaqin këtë logjikë. Pse është kështu?

Shkruan: Rexhep KASTRATI

1. Logjika përjashtuese dhe diferencuese është logjikë kryesisht e njerëzve të Dacit, kurse publikisht këtë logjikë e ka zbatuar vetë akademik Daci. Pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, njeriu i parë i LDK-së ishte mr. Eqrem Kryeziu, kurse akademik Daci, njeriu i parë i Kosovës. Ceremeonia e varrimit të dr. Ibrahim Rugovës e udhëhequr nga akademik Daci, ka pasur shumë elemente përjashtuese, duke përfshirë vetë mr. Eqrem Kryeziun, nënkryetarin e parë, e de facto dhe de jure edhe njeriu i parë i LDK-së, të cilit iu pamundësua fjala në atë ceremoni. Akademik Daci ia kishte lejuar vetes që ta përjshtonte dhe ta eliminonte njeriun e parë të partisë së tij, dhe në këtë kontekst edhe shefin e tij partiak nga e drejta për t’u paraqitur në emër të LDK-së. Me gjithë mospajtimet me të, pra me mr. Eqrem Kryeziun, unë nuk mund të isha dakord që ai të eliminohej në atë mënyrë, e për më tepër ta shihja te lagja e Spitalit, tek kthehej në Prizren sikur çdo qytetar tjetër. Dhe këtë akademik Daci nuk e ka bërë pse nuk e ka ditur kierarkinë partiake, por pse mr. Eqrem Kryeziu që për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës e kishte deklaruar publikisht se nëse do ta ftonin do të pranonte të ishte kryetar partie. Në këtë kontekst, eliminimi i mr. Eqrem Kryeziut me atë rast, ka qenë edhe një përpjekje për ta eliminuar një njeri konkurrent për postin e kryetarit të partisë. Pas asaj që kishte ndodhur në ceremoninë e varimit të dr. Ibrahim Rugovës, ishte shumë e qartë se do të pasonte reagimi i mr. Eqrem kryeziut, i cili do t’i marrë kompetencat e tij si njeriu i parë i partisë dhe do t’ia tregojë vendin akademik Dacit. Dhe këtë e ka bërë edhe me ndihmën e anëtarëve të kryesisë së LDK-së që tashmë çirren përkrah akademik Dacit. Gjithë atë procedurë kundërstatutare të mr. Eqrem Kryeziut e tumirën njerëzit aktualë të akademik Dacit për të siguruar postet e tyre minesteriale. Në anën tjetër Alush Gashi si krytetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ia mundësoi mr. Eqrem Kryeziut praninë në mbledhje të këtij Grupi. Dhe gjithçka do të bënin këta njerëz po t’u kërkonte mr. Eqrem Kryeziu, vetëm e vetëm për të shpëtuar pozitat e tyre që i kishin, kurse për akademik Dacin as që çante kush kokën. Në këtë kontekst, ishte akademik Daci ai që kishte mbetur si koloneli i Markesit që nuk kishte kush t’i shkruante, dhe duke mos u pajtuar me një mënyrë të tillë të shkarkimit, isha unë ai që u deklarova publikisht kundër shkarkimit të akademikut dhe duke ia dhënë përkrahjen edhe për kryetar të mundshëm të LDK-së. Vetëm pastaj, filluan edhe të tjerë të shkruajnë pro akademikut dhe për më tepër edhe t’i afrohen atij. Mjafton t’i përmendi vetëm Bajrush Morinën dhe Albatros Rexhajn për ta argumentuar këtë. Në anën tjetër, edhe qëndrimi i vetë akademik Dacit pas shkarkimit të tij ishte aspak burrëror, prepotent dhe arrogant. Njeriun e parë të LDK-së, atë botë e quante një kryetar komune, në kuptimin se e ndiente veten të fyer se si atë një akademik e shkarkonte një kryetar komune. Prepotenca e këtillë dhe arroganca, jepnin shenjat e para se akademik Daci e personalizonte çështjen dhe se do të kalonte në hakmarrje personale.

2. Prepotenca dhe arroganca e akademik Dacit nuk u reflektua vetëm në personalizimin e çështjes së shkarkimit, por edhe në injorimin tërësor që ua bënte strukturave organizative të LDK-së. Edhe Sabit Rrustemi, kolegu im në poezi, e di mirë se sa injorues dhe çfarë kanë qenë raportet e akademik Dacit me strukturat organizative të LDK-së, kryetar i të cilës ai dëshironte të bëhej. Ky injorim duhet kuptuar me dy arsye karakterologjike dhe faktike: me mendjemadhësinë e tij prej akademiku dhe kuadri të LDK-së, për të cilin na paska nevojë LDK-ja e jo ai për LDK-në, dhe me moslidhjen shpirtërore me LDK-në. Mendjemadhësia ka bërë që ai të mos shohë kënd tjetër dhe të barbartë me vetveten, kurse moslidhja shpirtërore me LDK-në bëri që të mos i afrohej asnjë prej emrave të njohur të LDK-së. Si kundërpeshë, akademik Daci i ftoi të gjithë ikanakët e LDK-së që të ktheheshin dhe së bashku ta merrnin LDK-në. Që atëherë u pa se akademik Daci dëshironte ta merrte, ta pushtonte LDK-në dhe pastaj t’i hakmerrej mr. Eqrem Kryeziut. Dhe kjo logjikë, bashkë me personalizimin e çështjes së shkarkimit të tij, ishte e paparanueshme për shumicën e LDK-së dhe të sipatizantëve të LDK-së.

3.Njerëzit aktualë të Dacit, janë njerëz që nuk përbëjnë një tërësi grupore dhe ajo që i ka lidhur është ose humbja e privilegjeve si puna e Adem Salihajt, e Berim Ramosajt, ose rreziku i humbjes së privilegjeve si puna e Melihate Tërmkollit, ose vrapi pas fitimtarit, si puna e Gecëve të Llaushës. Ajo që i ka lidhur në të vërtetë këta njerëz dhe që ka bërë të jenë me akademik Dacin, është pikërisht iluzioni se me akademik Dacin është edhe fitorja, e me fitimtarin janë edhe privilegjet. Kjo është logjika që ka funksionuar dhe që është çoroditur tashmë kur Daci nuk u zgjodh kryetar partie. Po iluzioni politik i një triumfi të akademik Dacit, i ka shtyrë disa jurishnikë edhe në nivele lokale që t’i turren akademikut që e kishte shumë të vështirë të bëhej politikan. Dhe këta njerëz që e kanë dashur akademik Dacin si fitimtar, janë duke bërë luftë personale për të hyrë në pazar me Fatmir Sejdiun pikërisht për këto përfitime personale. Nëse Fatmir Sejdiu u garanton se nuk do të preken asnjë prej ministrave, ose nëse do t’u premtonte ndonjë privilegj, që të gjithë do ta braktisnin akademik Dacin. Ky nuk është një konstatim hipotetik, por një gjë që mund të dëshmohet shumë lehtë. Adem Salihaj ka qenë mik i ngushtë i mr. Eqrem Kryeziut, i cili ka qenë jo njëherë në vizitë në Prizren si mik personal i mr. Eqrem Kryeziut. Gecët e Llaushës kanë qenë pjesë të “projektit Kryeziu”. Iluzioni politik se fitorja është në anën e akademik Dacit, dhe se mr. Eqrem Kryeziu kishte marrë fund, i kishte shtyrë këta që t’i largohen Kryeziut dhe t’i afrohen Dacit. Lulzim Zeneli, një çunak që ka qejf të dalë në televizor, duket se është treguar më naiv se gjithë të tjerët, ose unë e kam gabim. Atij i qoftë përhajër banesa dhe e gëzoftë kur t’i bëhet gati, por kujtoj se veprimatria publike, por edhe karrieria e tij personale ka pasur, ose është dashur të ketë një vlerë më të madhe. Albatros Rexhaj, një krijesë mediale e Bajrush Morinës, përndryshe një kushuri shumë i afërt i Sefer Rexhajt, eksponentit kryesor të akademik Dacit në Prizren, ka qenë i përkëdheluri i mr. Eqrem Kryeziut, i cili edhe e pat kooptuar në kryesinë e LDK-së në Prizren në vend të Besim Telakut që kishte vdekur pak kohë më parë. Albatrosi, apo Tosi, siç e thërriste mr. Eqrem Kryeziu dhe të tjerët në degën e LDK-së në Prizren, edhe pa këtë kooptim kishte shumë ndikim në degën e LDK-së, pikërisht për shkak të të qenit benjamin i mr. Eqrem Kryeziut. Vetëm kur e largoi mr. Eqrem Kryeziu për arsye që i dijnë vetë ata dhe të tjerët që kanë dashur t’i dijnë, Tosi na u bë bashkë me akademik Dacin dhe bashkë me Seferin, një biznesmen nga Korisha, po ashtu shumë-shumë i përkëdhelur nga mr. Eqrem Kryeziu, provuan që këtë ta rrënonin politkisht. Për më tepër, Tosi, bashkë me Naser Rugovën, Bajrush Morinën, morën përsipër që ta bëjnë edhe agjitpropin nëpërmjet ‘Botës sot’ dhe nëpërmjet www.rugova.net. Dhe kjo ndodhte pikërisht për shkak se tashmë mr. Eqrem kryeziu llogaritej si njeri që kishte marrë fund, kurse akademik Daci llogaritej si fitimtar. Dhe ky është morali politik i njerëzve që dje ishin të përkëdhelurit e mr. Eqrem Kryeziut, kurse sot ‘miqtë’ e akademik Dacit. Dhe kur është fjala te morali politik, duhet pyetur Gecët e Llaushës se si mund të rrijnë bashkë me një Melihate Tërmkoll, për të cilën Gani Geci m’i ka thënë një qind mijë të zeza, pasi më quajti më parë mua këlysh të Ramë Marajt? Si mund ta pranojnë në konak një njeri si Milaim Zeka ndaj të cilit, po ashtu, i kanë folur njëqind mijë të zeza, dhe për më tepër të bëhen bashkëluftëtarë të tij dhe të shumë të tjerëve për diversion ndaj LDK-së? Si kanë kurajo të thirren edhe më tej në emrin e Bekim Kastratit, kur nuk kanë guxim që të tregojnë se kush e vrau atë dhe Besim Dajakun? Si mund ta quajnë shok Bekim Kastratin, kur Bekim Kastrati kurrfarë lidhje nuk ka pasur me Gecët përderisa nuk i kam afruar unë? Në fund të fundit, ku është morali politik dhe njerëzor, ose edhe burrëria e Gani Gecit, i cili pati kurajon që të fliste për sakrificën e të tjerëve para një zonje të nderuar që kishte humbur burrin dhe të dy djemtë, çfarë është zonja Nekibe Kelmendi, e cila në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është treguar shumë më burrërore se shumë burra të LDK-së? Me çfarë burrërie flet Gani Geci për sakrificën e të tjerëve, para zonjës Agani, para zonjës Mustafa, para zonjës Maloku, para zonjës Rraci dhe para shumë zonjave të tjera të nderuara dhe shumë më tepër burrërore? I ka dëgjuar kush ato që të përmendin ndonjëherë sakrificën e burrave të tyre? I ka dëgjuar kush këto zonja të nderuara të kërkojnë dëmshpërblim dhe ndere të veçanta për shkak të sakrificës së burrave të tyre? Po si mund të flasë Gani Geci për sakrificën e të tjerëve, para zonjës së Idriz Rrecit, kryetarit shumëvjeçar të degës së LDK-së në Skënderaj, i zhdukur gjatë luftës bashkë me një grup mjekësh? Pse nuk e përmendin kurrë emrin e tij? A mos e kanë rrahë ndonjëherë më zi se policia serbe? Po si mund të flasë Gani Geci për sakrificën e të tjerëve para bacës Sejdë, i cili një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare dhe që pas luftës e udhëhoqi degën e LDK-së në Skënderaj, në ç’funksion edhe desh u vra, e të cilin e mënjanuan për ta privatizuar tërësisht këtë degë të LDK-së, dhe për t’u bërë të dy vëllezërit delegatë të Kuvendit të LDK-së? Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera si këto, por edhe më të rënda së këto, vështirë se mund t’u përgjigjen, e më së paku t’u përgjigjen saktë Gecët e Llaushës. Është kështu, sepse këtu nuk bëhet fjalë fare për moralin politik, e më së paku për moralin tradicional shqiptar, çfarë po mundohen ta rrejnë opinionin se e mbrojnë. Po morali politik i akademik Dacit çfarë ka të përbashkët me këtë? A është dashur që akademik Daci të bëhet strehë e gjithë këtyre njerëzve që përbetoheshin në mr. Eqrem Kryeziun derisa nuk u shfaq iluzioni politik se koha e tij ka perënduar dhe se po vinte koha e Dacit? Asnjë politikan mesatar nuk do ta bënte këtë, sepse do të duhej ta kishte të qartë se ata që vrapojnë pas fitimitarit, vrapojnë për të zhvatur prej tij, pra për të prfituar prej tij, qoftë tendere, qoftë ndere apo edhe pushtet. Po strukturat organizative të LDK-së, a duhet të jenë pjesë e këtij morali politik që nuk është fare moral? Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet edhe miku im në poezi, Sabit Rrustemi, i cil kot ka pritur si një mik tjetër i imi në Prizren, z. Qazim Kabashi, se do të bëhet kryetar komune nëse do të fitonte akademik Daci. Kësaj pyetjeje duhej t’i përgjigjej edhe Besa Gaxherri, e cila më kot ka pritur se ndoshta do të bëhej ndonjë ministre apo edhe se do t’i thyente rugovasit e Ali Lajçit në Pejë. Kësaj pyetjeje do të duhej t’i përgjigjej edhe dega e Ferizajt e LDK-së, e cila duket se është privatizuar nga Adem Salihaj dhe që po çon selame në Prishtinë, ashtu siç do të duhej të tregonte se si arritën vëllezërit e Ademit t’i kenë ato biznese që i kanë në Ferizaj. Dhe këtyre pyetjeve do të duhej t’u jepnin përgjigje gjithë këta jo për të mirën e LDK-së, se LDK-ja bën edhe pa ta, por për të mirën e tyre dhe të fatit politik të tyre. Në fund të fundit, për LDK-në do të ishte shumë më mirë sikur këta edhe të largoheshin fare nga LDK-ja dhe ta matnin veten nesër në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme se çfarë është përkrahja për ta.

4.Logjika diferencuese dhe përjashtuese, në radhët e LDK-së nuk u shpërfaq vetëm me eliminimin e mr. Eqrem Kryeziut nga çështjet organizative dhe nga e drejta për ta përfaqësuar LDK-në në ceremoninë mortore të dr. Ibrahim rugovës, por edhe gjatë fushatës nëpër degë e nëndegë të ndryshme. Dajaku që krisi gjithë andej nga njerëzit e Dacit, ishte pikërisht rezultat i logjikës përjashtuese se nëse nuk je me mua, je kundër meje dhe je hasmi im, prandaj edhe e meriton dajakun. Në anën tjetër krijimi i një farë ‘Reforme’, ishte mosnjohje de facto i kryesisë së LDK-së dhe i fillimit të veprimtarisë paralele si një kryesi paralele. Naser Rugova me turr kishte marrë detyrën e “ministrit të punëve të jashtme” të akademik Dacit me iluzionin politik se nesër mund të ishte ministër i punëve të jashtme të Kosovës, bile para Alush Gashit. Një element tjetër përjashtues ishte edhe vetë krijimi i bllokut Daci, i cili do të merrte gjithë kulaçin e pushtetit, po të fitonte akademik Daci. Për të mos qenë hipotetik, duhet ta kujtojmë vetëm faktin se asnjë prej njerëzve që janë afër akademik Dacit nuk iu afruan atij para se të shkarkoheshin nga postet që kishin në qeveri dhe në presidencë, ose para se të krijohej iluzioni politik se akademik Daci do të ishte kryetar e LDK-së. Sa për shkarkimin, ishte vota e Grupit parlamentar të LDK-së, përfshirë edhe njerëzit që tash janë afër tij, ajo që e shkarkoi akademik Dacin

5.Me dhunën politike të bërë gjatë fushatës së brendshme zgjedhore në LDK, njerëzit e akademik Dacit, sikur zyrtarizuan brenda LDK-së një mendësi politike të atyre që gjatë dhe pas luftës i vranë gjithë ata veprimtarë të LDK-së. Lejimi dhe mosdistancimi i akademik Dacit nga e gjithë kjo dhunë, linte përshtypjen se ose ishte i pafuqishëm ta pengonte, e që do të thotë se ishte peng i tyre, ose e tumirte edhe vetë.

6.Logjika përjashtuese, sipas disa informatave, nga ana e grupit të akademik Dacit do të vazhdonte në mënyrë shumë të ashpër po të fitonte akademik Daci edhe në nivele më të ulëta të LDK-së. Kjo logjikë dhe kjo praktikë përjashtuese do të realizohej nëpërmjet Kuvendeve të jashtëzakonshme nëpër degë ku më parë nuk ka fituar krahu i Dacit. Dhe kjo logjikë, dhe kjo praktikë do të niste në Pejë, ku është çështja e hapur dhe do të vazhdonte më tej. Dhe këto kuvende të jashtëzakonshme nuk do të imponoheshin zyrtarisht nga Qendra, por do të kërkoheshin nga poshtë, qoftë nga krahu i akademik Dacit, qoftë edhe nga njerëz që tash janë në krahun e Kryeziut, përkatësisht të Fatmir Sejdiut.

Janë këto vetëm disa nga veçortië e krahut të akademik Dacit, të cilat i dijnë si ata që kanë votuar pro Sejdiut, si ata që kanë votuar pro Dacit, e rrjedhimisht edhe strukturat organizative të LDK-së, dhe të cilat do të jenë të kujdesshme dhe nuk do të bijnë në grackën e atyre që sot e deklarojnë hapur shkëputjen nga LDK-ja. Dhe nuk do të jenë vetëm strukturat e LDK-së ato që do të jenë të kujdesshme në këtë drejtim, por do të jenë edhe vetë njerëzit e Dacit, së paku një pjesë e tyre, t ëcilët do të mundohen t’i kacavirren në qafë Fatmir Sejdiut për të zhvatur ndonjë privilegj. Këtë bile janë duke provuar ta bëjnë disa, kurse disa të tjerë janë duke pritur se a do të dalë diçka nga shantazhet dhe ultimatumet që po i bëhen Fatmir Sejdiut. Kjo do të ndodhë pikërisht për faktin se shumica e tyre i janë afruar akademik dacit jo pse e kanë marrë afër zemre shkarkimin e tij, as që kanë pasur iluzion se me akademik Dacin LDK-ja do të jetë më e fortë, por për shkak se kanë shpresuar se nëpërmjet tij, apo edhe njerëzve të pushtetit të tij, do të mund të marrin sa më shumë tendere. Çshtë e kotë t’i përmendi emrat e tyre, kur i di vetë Daci kush janë ata, si dhe popullata prej nga vijnë ata. Dhe është pikërisht ky fakt që ka bërë që akademik Daci ta humbë përkrahjen qoftë nga unë, qoftë nga të tjerët, enë fund edhe nga vetë delegatët e Kuvendit të LDK-së, me gjasa reale që po këta njerëz t’ia shkaktojnë edhe humbjen morale dhe njerëzore.